Ja çfarë tregon për personalitetin tuaj gishti në të cilin e mbani unazën

  • 24 July 2017 - 14:46
Ja çfarë tregon për personalitetin tuaj gishti në të cilin e mbani unazën

Unaza nuk është vetëm zbukurim i thjeshtë në dorë, por edhe simbol i statusit shoqëror, si dhe tregues i karakterit. Psikologët tregojnë se në bazë të zgjedhjes së gishtit se ku do ta mbani unazën, mund të thuhet shumë për pronarin

Image

NËSE UNAZËN E MBAN NË GISHTIN E MESËM

Nëse dikush e mban unazën në gishtin e mesëm, kjo do të thotë se ai person shumë kujdes i kushton bukurisë, sepse bizhuteria në atë gisht tregon elegancën e duarve, por edhe egoizmin. 

Image

NËSE UNAZËN E MBAN NË GISHTIN TREGUES

Unaza në gishtin tregues tregon në vullnetin e fortë dhe forcën. Nëse dikush në atë gisht mban unazë me gur të madh, do të thotë se është e fuqishme dhe me krenari. Po ashtu, tregon edhe inteligjencën e lartë në dorën e djathtë, në të majtën tregon prirjen për histeri dhe melagomani. 

Image

NËSE UNAZËN E MBAN NË GISHTIN E VOGËL

Në gishtin e vogël bizhuterinë në rastet më të shpeshta i mbajnë aktorët, piktorët dhe disenjatorët, por edhe njerëzit origjinalë. 

Image

NËSE UNAZËN E MBAN NË GISHTIN E MADH

Personat që bizhuterinë e mbajnë në gishtin e madh, kujdes dhe vëmendje të madhe i kushtojnë seksualitetit të tyre. 

Image

NËSE UNAZËN E MBAN NË GISHTIN E "MARTESËS"

Unaza në gishtin e martesës është shenjë e statusit familjar. Në Romën e Vjetër, në atë gisht ishte mbajtur unaza nga bronzi si simbol i martesës së gjatë. Është shumë interesante se bizhuteritë nga ari janë bërë popullore vetëm në shekullin e 3 dhe 4, të erës sonë. 

Image

NËSE UNAZËN MBAN NË TË DY DUART

Nëse mbani shumë unaza në të dyja duart, kjo do të thotë se jeni shumë të ndjeshëm dhe se kujdes të madh i kushtoni imazhit tuaj për t'i mbuluar pikat tuaja të dobëta. 

Image

NËSE MBAN VETËM NJË UNAZË

Nëse mbani vetëm një unazë, kjo do të thotë se jeni të sigurt dhe të vendosur në zgjedhjet që i bëni. Keni karakter të fortë, e kur vetes ia caktoni ndonjë qëllim, me forcën tuaj mundoheni që ta realizoni pa marrë parasysh pengesave. 

(Kosova Sot)