Kjo është arma më e fortë e femrës

  • 25 July 2017 - 13:22
Kjo është arma më e fortë e femrës

Kohë të gjatë është konsideruar se meshkujt janë qenie vizuale, por studimi më i fundit i publikuar në revistën "Physiology & Behavior", ka treguar se ndikimi i zërit të femrës në gjininë e fortë është aq i fortë, saqë shkakton rrëqethjen e lëkurës dhe përshpejtim të punës së zemrës. Ekspertët amerikanë po ashtu kanë konstatuar se sa tërheqës zëri i femër mund të jetë varet edhe nga faza e ciklit mujor që femra gjendet. Ku qëndron fshehtësia? Ndryshimet hormonale gjatë kohës së evoluimit bëjnë ndikim në fytin e femrës, zëri i të cilave bëhet më i butë dhe më i thellë, duke nxitur reaksion pozitiv të meshkujve dhe femrave. Pas vetëm pesë sekonda dëgjim të zërit të femrës në ditët më pjellore të ciklit menstrual, aktiviteti elektrik në lëkurën e mashkullit ishte rritur për plot 20 për qind, e ritmi i të rrahurave të zemrës është përshpejtuar për 5 për qind. 

(Kosova Sot)