Hit ngjyrat për muajin gusht: Trendi absolut që dominon në rrjetet shoqërore

  • 27 July 2017 - 10:13
Hit ngjyrat për muajin gusht: Trendi absolut që dominon në rrjetet shoqërore

Në muajin gusht, butiqet, rrugët dhe profilet nëpër rrjetet shoqërore vërshohen nga ngjyrat, që janë të lehta për t'i kombinuar dhe janë ideale për temperaturat e larta. Ngjyra e kuqe dhe ajo e portokalltë, ngjyrë tjegulle tashmë është hit i madh për pjesën e dytë të stinës së verës. Disenjatorët dhe brendet "high street" kanë krijuar fustane, espadrile, çanta dhe pjesë të tjera në ngjyrat më popullore. Këto ngjyra interesante në ofertën e tyre kanë pothuajse të gjitha shtëpitë e mëdha të botës. "Thomas Mayer", "Khloe" dhe "Valentino" kanë fustane të bukura në nuanca të ndryshme me ngjyrë të kuqe të zbehtë, derisa "Jozef" dhe Victoriia Beckham" më shumë anojnë kah e portokallta te pantallonat dhe xhaketat e veta. "Gucci" ofron shall të hollë në ngjyrat e veta popullore, "Khloe" dhe "The Row" ofron këpucë të shkëlqyeshme e brendi "A.P.C." fron çanta.

(Kosova Sot)