MJALTË DHE KANELLË PËR FYTYRËN TUAJ

  • 15 August 2017 - 09:06
MJALTË DHE KANELLË PËR FYTYRËN TUAJ

Mjalti njihet për vetitë e tij të mrekullueshme ndaj lëkurës. Për këtë maskë ju nevojiten: -4 lugë çaji mjaltë -2 lugë çaji kanellë pluhur. Hidhni mjaltin në një enë që të mund ta mbani për disa ditë dhe më pas shtoni kanellën. Përziejini bashkë me anë të një luge, derisa të përftoni një masë homogjene. Pas kësaj, aplikojeni me kujdes në fytyrë, duke vendosur një shtresë të hollë me masën e sapo krijuar, trasmeton gazeta Kosova Sot

Kini kujdes si gjithmonë pjesën rreth syve apo gojës. Mbajeni maskën për 10–20 minuta duke marrë parasysh llojin e lëkurës. (10 min për fytyrat e thata dhe 20 minuta për lëkurat e yndyrshme). Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët duke e masazhuar në formë rrethore për të krijuar kështu ndjesinë e skrapit. Në fund, aplikoni krem hidratues për të shmangur thatësinë e lëkurës. Përdoreni këtë maskë për 10 ditë dhe do të shihni rezultate fantastike.

(Kosova Sot)