Këpucët tregojnë gjithçka për karakterin tuaj

  • 16 August 2017 - 20:24
Këpucët tregojnë gjithçka për karakterin tuaj

Secila femër i ka këpucët e saj të preferuara,  por a ekziston një lidhje mes karakterit të femrës dhe këpucëve që mbathin, e kanë zbuluar psikologët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Takat e larta për ato me vetëbesim

 

Nëse preferoni taka të larta, dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes dhe përpiqeni që të vëreheni gjithmonë dhe kudo. Psikologët mendojnë se këpucë të tilla zgjedhin femrat që janë gjithmonë të gatshme për sfida, që janë të hapura dhe shumë femërore ose femrat që dëshirojnë që ta rrisin vetëbesimin. I mbathin femrat e pazakonta dhe tërheqëse, të cilat kërkojnë vëmendje, e që kanë forcë për të luftuar për atë që e dëshirojnë.

Image

Platforma për romantiket

Femrat, që pëlqejnë këpucë me platforma, janë praktike dhe romantike. E dinë se çfarë dëshirojnë dhe si ta arrijnë qëllimin. Kanë të thjeshta, vetëbesimi është ana e tyre e fortë dhe janë të forta në dashuri. Janë të prira që të hezitojnë dhe të kenë dilema, pra me rëndësi është që të rrethohen nga njerëz të besueshëm.

Image

Këpucët e ngjashme me të baletit për fleksibilet

Femrat që preferojnë mbathjen e këpucëve të baletit te meshkujt shkaktojnë një qëndrim mbrojtës. Mendojnë se kanë nevojë për mbështetje dhe butësi, me siguri për shkak se këto femra në shpirt janë ende fëmijë. Janë të parashikueshme, e nganjëherë edhe monotone. Janë të gatshme për kompromis, janë të këndshme, të kujdesshme dhe të dashura. Gjithmonë janë të buta dhe fleksibile.

Image

Këpucët sportive për të shoqërueshmet

Atletet dhe këpucët e tjera sportive i zgjedhin femrat aktive dhe të shoqërueshme. Dëshirojnë që vazhdimisht të jenë në lëvizje, ndërsa më së shumti u pëlqejnë udhëtimet. Përpiqen që gjithmonë të jenë të rrethuara me njerëz të këndshëm, të cilët i respektojnë me të vërtetë. Janë komunikuese, të hapura, pozitive, por nganjëherë dinë të jenë edhe konservative, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Çizmet e motoçiklisteve për egocentriket

Femrat e matura, egocentrike dhe nga pak të ftohta zgjedhin çizme të motoçiklisteve. Edhe pse janë shumë të pavarura, dinë të jenë edhe goxha të ndjeshme. Nuk ndjehen mirë kur njerëzit janë të vrazhdë, pasi që shumë i çmojnë raportet ndërnjerëzore.

Image

Këpucët me lidhëse për mendjemprehtat

Këpucët e frymëzuara nga modelet për meshkuj pëlqehen nga femrat që dinë çfarë dëshirojnë dhe shkojnë drejt qëllimit pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve. I fshehin ndjenjat, e kështu kryesisht janë të tërhequra. Janë precize, mendjemprehta, por edhe të ndjeshme ndaj depresionit.

Image

 Taka e plotë për të sigurtat

Femrat që preferojnë këpucë me taka të gjera kanë vetëbesim, mendime dhe qëndrime të forta, e me vendosmëri i përfaqësojnë dhe mbrojnë ato. Janë të sigurta dhe në to mund të mbështeten të tjerët. Këpucët me taka të tilla janë kompromis ideal mes takave të larta femërore dhe takave të ulëta të meshkujve.

(Kosova Sot)