Dukje me shkëlqim veror me vetëm dy hapa

  • 17 August 2017 - 08:57
Dukje me shkëlqim veror me vetëm dy hapa

Pas udhëtimeve verore dhe netëve pa gjumë, gjithsesi se nuk mund të presim të dukemi më së miri. Prandaj, ju sjellim disa këshilla me ndihmën e të cilave do të arrini dukjen me shkëlqim veror, trasmeton gazeta Kosova Sot

HAPI I PARË

Nëse teni juaj është pa shkëlqim dhe i mërzitshëm, me gjasë mëtoni ta mbuloni me një sasi të madhe të pudrës. Por, kjo nuk është ide e mirë. Edhe pse nuk jeni të kënaqur me dukjen momentale, e dëshironi të shkëlqeni, kjo nuk dallohet nën grim të rëndë. Le të marrë lëkura pak ngjyrë. Përzieni një sasi të bronzuesit me krem hidratues dhe kështu e ktheni ngrohtësinë fytyrës tuaj.

HAPI I DYTË

Shtresat e bazës dhe bronzuesit në ditët verore mund të duken të rënda, prandaj përzieni pak "highlighter" me kremin hidratues ose me krem të lehtë. Kështu do të krijoni bazë për ten me shkëlqim. 

(Kosova Sot)