Dëshironi t'i hiqni vitet nga fytyra? Eksperti i bukurisë zbulon se vetullat janë çelësi

  • 17 August 2017 - 23:55
Dëshironi t'i hiqni vitet nga fytyra? Eksperti i bukurisë zbulon se vetullat janë çelësi

Nëse ndonjëherë keni biseduar me ndonjë ekspert bukurie që ia vlen barra qiranë, atëherë me siguri se ju ka thënë se nuk janë sytë çelësi i bukurisë, por ato që qëndrojnë sipër tyre, e ajo që qëndron sipër syve janë vetullat. Kjo na bën që të gjithë të shndërrohemi në veshë kur eksperti nga "Benefit Cosmetics's Global Brow Expert", Jared Bailey, ofron disa këshilla të mençura për vetullat. 'Janë dy mënyra për t'u dukur më të reja në jetë', shpjegon Jared. 'Kujdesuni për vetullat ose, miqtë t'i keni më të vjetër në moshë."

Image

 

VETULLAT E PABARABARTA

Lloji i parë i vetullave që Jared flet janë kur vetullat e një femre nuk janë të barabarta - apo janë të ndryshme nga njëra- tjetra. Kundër këtij problemit, eksperti i vetullave shpjegon se duhet t'i dini tri gjëra interesante. 'Secila vetull ka tri pjesë kyçe - ka fillimin, këndin dhe fundin', thotë ai - e puna juaj është të krijoni simetri në këto tri pika. Nëse vetullat janë të pabarabarta, më e rëndësishmja është të gjeni fillimin, këndin dhe fundin. Për ta bërë këtë, Jared rekomandon 'matjen nga gropëza e hundës drejt deri te fillimi i pikës së vetullës me një laps' - kjo përfaqëson ku vetulla juaj duhet të fitojë. Më pas, ai thotë se duhet të vëzhgoni mesin e vetullës kur fillojnë të lakohen - ky është 'harku', i cili ju 'ndihmon të hapni syrin rreth formës së vetullës'. Në fund: 'përdorni një laps për të matur nga këndi i jashtëm i syve, aty ku vetulla duhet të përfundojë', shpjegon Jared. Më pas, eksperti rekomandon të përdorni një linjë me mikro-laps për t'i mbushur këto detaje. Si rezultat i kësaj, vetullat tuaja duhet të duken më të barabarta dhe gjithë fytyrën ta lënë më shumë në proporcion.

Image

 

VETULLAT COPË-COPË

Lloji i dytë i vetullave që eksperti nga "Benefit's Global Brow Expert" ka parë janë vetullat që kanë mungesë qimesh në disa vende. 'Për këtë, në fakt ju rekomandoj një nuancë', shpjegon Jared. 'Një nuancë me ngjyrë për vetullën është si të zgjoheni me grimin e aplikuar. Ngjyra e butë, qimet e buta ndihmojnë që në mënyrë natyrale t'i mbushni zbrazëtirat në vetulla'. Kur flasim për ngjyrat, eksperti i vetullave ka thënë se nevojitet të shikoni tonin e qimeve dhe të gjeni 'nuancë më të thellë'. 'Ajo që duhet të bëni është të filloni me kornizën e syve dhe të holloni anët e fytyrës', thotë ai. Pjesa më e mirë e kësaj është se nuk keni nevojë t'i mbushni vetullat për çdo ditë. Kjo është e përsosur për femrat e zëna.

Image

 

VETULLAT E PAPREKURA Lloji i fundit i vetullave që eksperti Jared Bailey u ka hedhur një sy ishin vetullat e paprekura - që njihen edhe si vetullat që kurrë nuk janë ndukur, të zbukuruara apo të mbushura. Jared ka thënë se për befasi, vetullat tuaja do të duken më të trasha pas kësaj. Më pas, ai ka thënë se duhet përdorur lapsin që vetullave t'ju dhuroni apo krijoni një strukturë. Përderisa këtë nuk e keni ditur, ai po ashtu ka thënë se nëse keni rregulluar flokun, atëherë duhet edhe një ndërhyrje në rifreskimin e vetullave: Nëse ngjyrat trajton flokun tuaj, duhet të shtoni tone të vetullave 3D, për t'ju dhuruar dimensione natyrale'.

 (Kosova Sot)