I ëmbël dhe i fuqishëm: Përdorimet e panjohura të mjaltit

  • 18 August 2017 - 19:00
I ëmbël dhe i fuqishëm: Përdorimet e panjohura të mjaltit

Përpos se ndihmon në recetat e ëmbëlsirave, mjalti ka edhe shumë përdorime të tjera, si të brendshme ashtu edhe të jashtme, si dhe shëruese. Në vijim ju sjellim disa përdorime që nuk i keni ditur për mjaltin

Image

 

I PËRSOSUR PËR KONSERVIM

Mjalti është prodhim i përsosur për të konservuar frutat. Pra, në vend se të bëni xhem, frutat mund t'i ruani me shurupin e bërë nga mjalti. Si ta bëni: Për ta bërë këtë, duhet të përdorni një sasi mjaltë dhe një ujë. Për frutat e tharta, përdorni dy pjesë mjaltë dhe një litër ujë. Përzieni dy përbërësit dhe mbuloni frutat me përzierjen. Ruajeni në hapësirë ku depërton ajri. Dhe ja, kjo është e tëra.

Image

 

PËRBËRËS RELAKSUES

Mjalti mundet të jetë përbërës i përsosur që ju ofron relaksimin që e keni dëshiruar pas një dite të gjatë e të lodhshme. Si ta bëni: Për të përfituar nga mjalti, mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni disa lugë mjaltë. Ju ndihmon të hiqni stresin, derisa edhe uji do të ketë një aromë të këndshme.

Image

 

MJALTI PËR SHKËLQIM TË FLOKUT

Nëse dëshironi flokë të shëndetshëm, që shkëlqejnë, të butë si mëndafshi, mjalti është përbërësi i duhur. Si ta bëni: Një lugë mjaltë e hidhni në një litër ujë të ngrohtë dhe i përzieni. Pasi të aplikoni shamponë, hidhni pak nga kjo përzierje në flokë. Mos e shpëlani menjëherë.

Image

 

LOSION PASTRUES

Pos se është pastrues, është i hatashëm edhe për heqjen e papastërtive nga lëkura. Është më i butë se sapuni, heq të gjitha bakteret, njollat e zeza dhe puçrrat. Si ta bëni: Për ta bërë këtë lageni lëkurën me ujë të ngrohtë. Më pak se një lugë mjaltë e vendosni në duart tuaja dhe i fërkoni. Bëni masazh fytyrës tuaj derisa gjithë fytyrën ta mbuloni me mjaltë. Për pastrim të thellë, e lini për 5-10 minuta. Pastaj, pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe e thani.

Image

 

LOSION TRUPI NGA MJALTI

 Mund të përgatisni një losion trupi të hatashëm nga mjalti. Mund t'i shtoni edhe disa bimë aromatike, livanda për shembull do të ishte e duhura. Si ta bëni: Ngroheni pak mjaltë në një enë derisa të bëhet krejt e lëngshme. Kur të jetë e gatshme, e përzieni me bimë të tjera. Përzierjen e vendosni në një enë ku qëndron për një javë. Në fund, shtoni pak ujë dhe përzieni mirë.

Image

 

I PËRSOSUR PËR TË LUFTUAR PARAZITËT

 Falë vetive terapeutike të mjaltit, mund të përgatisni një ilaç të përsosur shtëpiak për luftimin e parazitëve. Si ta bëji: Përzieni sasi të barabarta të mjaltit, uthullës së mollës dhe ujit. E pini këtë përzierje disa herë brenda ditës për dy muaj rresht derisa të pastroheni komplet. Shumë shpejt do ta vëreni dallimin.

Image

 

 

PASTRUES NATYRAL

Nëse e kombinoni me përbërësit e tjerë mjalti di të jetë pastruesi i përsosur për lëkurën tuaj. Si ta bëni: Mund të bëni një pastë me mjaltë, me bajame të shtypura dhe lëng limoni. Aplikojeni këtë përzierje në fytyrë me lëvizje qarkore. Më pas, pastrojeni fytyrën me ujë të pastër dhe le të thahet vetë.

 (Kosova Sot)