Shpëtimi i sigurt për thonjtë që pëlcasin

  • 19 August 2017 - 08:42
Shpëtimi i sigurt për thonjtë që pëlcasin

Nëse nuk jeni një nga ato femrat që mund t'i rritin thonjtë, sepse ju pëlcasin, kemi një zgjidhje të përsosur, krejt natyrale. Një prodhim, që është në zë si një "mrekullibërës", për flokun dhe lëkurën, do t'i shpëtojnë edhe thonjtë tuaj nga pëlcitja, e bëhet fjalë për vajin e kokosit. Në një intervistë për revistën "online", "Byrdie", ekspertja e bukurisë nga Nju Jorku Skyy Hadley, ka shpjeguar se si saktësisht duhet përdorur vajin e kokosit në thonj për të nxjerrë maksimumin, trasmeton gazeta Kosova Sot

Për fillim, ajo porosit që, nëse mundeni, të zgjidhni vajin ekstra të virgjër. Vajin e hidhni në thonj para se të flini dhe e lini të reagojë gjatë gjithë natës. Nëse keni telashe edhe me lëkurën përreth thoit, edhe aty përfshijeni. "Kjo do të forcojë thonjtë tuaj, do t'i zbutë ata dhe do ta hidratojë lëkurën përreth thoit", thotë Kaze Hedli. Nëse këtë rutinë e bëni dy deri në tri herë brenda javës, shpejt do t'i vëreni dallimet pozitive dhe përfundimisht edhe ju do t'i lini thonjtë të rriten. 

(Kosova Sot)