Si ta përgatisni maskën me hudhër për të detoksuar dhe rigjallëruar lëkurën tuaj

  • 20 August 2017 - 08:18
Si ta përgatisni maskën me hudhër për të detoksuar dhe rigjallëruar lëkurën tuaj

Jeni në kërkim të një mënyre natyrale për të ndihmuar në trajtimin e akneve dhe për ta rigjallëruar lëkurën tuaj? Mos kërkoni më shumë se hudhrën! Për çdo ditë, lëkura juaj ekspozohet ndaj faktorëve të ndryshëm që shkaktojnë dëme dhe përshpejtojnë procesin e plakjes. Ndikimi i rrezeve të diellit, helmet e ambientit dhe ushqimi jo i mirë, janë vetëm disa nga gjërat që ndikojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës tuaj. Sido që të jetë, më e keqja është se sipërfaqja juaj e lëkurës akumulon lloje të ndryshme të mbetjeve pa e vërejtur. Kjo e parandalon lëkurën të frymojë lirshëm. Shkaku i kësaj, është e domosdoshme të përdoret tretman detoksues që e pastron lëkurën, e mbron kundër përbërësve agresiv. Për fat të mirë, ekzistojnë preparate që i ofron natyra pa shkaktuar alergji apo dëme të tjera anësore. Hudhra është një prej tyre. Është përbërës i mahnitshëm dhe i pasur me nutriente, e ne mund të përfitojmë prej saj duke krijuar maskën e duhur

Image

 

Maska me hudhër për të detoksuar dhe rigjallëruar lëkurën

Maska me hudhër është tretman natyral që është përdorur për kohë të gjatë për të promovuar rigjallërimin e qelizave të lëkurës. Shumë studime e kanë dëshmuar këtë, e po ashtu ka edhe përdorim të shkëlqyeshëm për kozmetikë. Kjo falë përmbajtjes së lartë me antioksidues dhe hidratues, përfshirë përbërësin e saj aktiv, alicinën. Kjo substancë ka efekt antibakterial dhe prej antibiotiku, pasi që absorbohet në lëkurë, kontrollon simptomat e alergjive dhe rritjen e kërpudhave dhe të baktereve. Kjo, bashkë me vitaminat dhe mineralet që i përmban, ofron barrierë mbrojtëse kundër sulmeve që shkaktohen nga dielli dhe përbërësit tjerë të dëmshëm ambiental. Përbërësit shërues dhe përmirësues stimulojnë eliminimin e dëmeve si puçrrat dhe njollat dhe po ashtu redukton rrezikun për rrudhat e hershme. Përbërësit antibakterial të hudhrës minimizojnë aknet, pastrojnë poret dhe heqin njollat e zeza. Midis gjithë këtyre gjërave, përdorimi i maskës nga hudhra është e shëndetshme, sepse: Lehtëson simptomat e dermatitit; Hudhra mbron lëkurën dhe e mban të re dhe redukton rrezikun për kancer në lëkurë; Rregullon pH-në e lëkurës; Hudhra kontrollon prodhimin e tepërt të yndyrës dhe hidraton lëkurën e thatë; Shëron të djegurat, ekzemat dhe parandalon depërtimin e kërpudhave; Hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe rrit depërtimin e oksigjenit në indet e lëkurës.

Image

 

Si ta përgatisni maskën me hudhër

Kjo maskë natyrale me hudhër i shkon për shtati të gjitha llojeve të lëkurës. Nëse e përdorni në mënyrë të rregullt lëkurën e mban pa qeliza të vdekura, i ofron butësi, pastërti dhe cilësi hidratuese.

Image

 

Përbërësit për përgatitjen e maskës:

3 thelpinj të hudhrës;

2 lugë argjilë të bardhë (20 g);

3 lugë mjaltë (75 g);

Ujë trëndafili (aq sa keni nevojë).

Metoda e përgatitjes:

Së pari, thelpinjtë e hudhrës i shtypni derisa të fitoni një pastë të lëngshme; Hudhrën e vendosni në një enë dhe përzieni me argjilën e bardhë dhe me mjaltë; Lagni përbërësit me pak ujë trëndafili.

Si ta aplikoni:

Gjatë natës, porsa ta keni hequr grimin, lidhni flokun dhe hiqni nga fytyra dhe aplikoni një shtresë të hollë të përzierjes. Kujdes kur ta aplikoni afër syve, sepse mund të jetë irrituese për sytë. Mund ta aplikoni në qafë dhe dekolte. E lini të veprojë për 15 deri 20 minuta në mënyrë që përbërësit të veprojnë. Më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Përdoreni 2 ose 3 herë në javë.

(Kosova Sot)