Si të hiqni llakun e thonjve pa aceton?

  • 21 August 2017 - 08:35
Si të hiqni llakun e thonjve pa aceton?

Sa herë jeni në situatë kur dëshironi që të hiqni llakun nga thonjtë, por pranë vetes nuk keni aceton, në botën "bëje vetë" ekzistojnë mënyra natyrale për të hequr llakun.

PASTA PËR DHËMBË

Aplikoni pastën e bardhë të dhëmbëve në thonj dhe e fërkoni me brushë. Pasta gradualisht ndihmon heqjen e shtresave të ngjyrës për thonj.

SPREJ PËR FLOKË

Lagni thoin me llakun e flokëve dhe e fshini me ndihmën e një lecke. Këtë bëjeni shpejtë, sepse llaku i flokut edhe mundet të shkaktojë qërimin e thoit.

LËNG LIMONI DHE UTHULL

Kjo përzierje është pastrues natyral i llakut për thonj. Përzieni një lugë lëng limoni me uthull të bardhë dhe i përzieni mirë. Më pas thonjtë i futni në ujë të vakë për 10 minuta, e më pas me leckë fërkoni thonjtë për të hequr llakun.

(Kosova Sot)