Trendët e bukurisë, nga insektet e vdekura në thonj deri te theksimi i këndeve të brendshme të syve që po pushtojnë rrjetet shoqërore

  • 23 August 2017 - 15:53
Trendët e bukurisë, nga insektet e vdekura në thonj deri te theksimi i këndeve të brendshme të syve që po pushtojnë rrjetet shoqërore

Para rrjeteve shoqërore, dikur trendët kishin sezonet, apo së paku muajin e vet. Me arritjen e "Instagram", "Snapchat' dhe "YouTube", kjo ka bërë që ndjenja e dukurisë ditore të ndryshojë, sidomos në hapësirën e bukurisë. Këtu ne tregojmë modelet e fundit të stileve të flokut dhe grimit (pasi disa i kemi parë vetëm në disa javët e fundit), kështu që do ta dini se cilat janë "in" dhe cilat janë "out" - së paku tani për tani.

"IN": THEKSIMI I LOTËVE ME NGJYRA NË KANALIN E SYVE

Këndet e brendshme të syve kanë marrë një lojë me shumë ngjyra këtyre ditëve. Gjithsecila, nga Shay Mitchell, 30, dhe Joan Smalls, 29, deri te Bella Thorne, 19, kanë aplikuar një nuancë të guximshme të hijes si theksimi i duhur në kanalin e lotit. Shay dhe Joan, të dyja i falënderohen artistit të grimit Patrick Ta për dukjen, me këndet e brendshme të syve me ngjyrë vjollcë që ai ju kishte dhuruar në fillim të verës. Që nga atëherë, bukuroshet dhe artistët e grimit kanë shpërndarë foto të zbukurimit të tyre në "Instagram", virtualisht në secilën ngjyrë që mund ta imagjinoni.  

Image

 

OUT": NDRIÇIMI I LLAPËS SË VESHIT

A ju kujtohet kur Kylie Jenner konturimin e veshit e bëri lajm? Artistët e grimit si "theboldbre" dhe "makeupby amandarose" hodhën në "Instagram" për të treguar theksimin e veshit të brendshëm. Postimet e tyre morën vëmendjen e ndjekësve të tyre dhe "Refinery29.com" e "HerCampus.com", por sikurse shumica e gjërave që janë në trend kjo teknikë ishte jetëshkurtër dhe larg nga e reja. Artistët e grimit e kanë bërë këtë për klientët e tyre me vite e Bretman Rock e ka postuar në muajin janar.

Image

 

"IN": MANIKYRI ME DETAJE TË INSEKTEVE TË NGORDHURA

"Dailymail.com" ka shikuar pjesët e barabarta dhe manikyrit e "Deadly Beauty" dhe "Nails Studio" një vit më parë dhe tani, pjesërisht falë postimit të mëngjesit te "Seventeen", përdorimi i sallonit të insekteve të ngordhura, merimangave, janë duke e bërë xhiron e botës në rrjetet shoqërore përsëri. Salloni në Melburn është i shpejtë për të përmendur që vret insektet për të përdorur në artin e tyre të thonjve.

Image

 

"OUT": KOMBINIMI ME OBJEKTET SHTËPIAKE

Kur "Twitter" ka eksploduar disa javë me parë me femrat që postojnë fotografitë e thonjve të tyre të kombinuar me objektet nga shtëpitë e tyre që gjenin nëpër shtëpi, ishim të sigurt se ishte një trend që jo lehtë mund të hiqej. Me gjasë e kishim gabim. Për një javë solide, njerëzit postonin fotografi të kombinimeve, duke filluar nga gërxhorët e deri te shishet "Pepsi". Modeli ra poshtë, gratë janë kthyer me postime të tjera.

Image

 

"OUT": ILUZIONI OPTIK I NGJYROSJES SË TRUPIT

Sikurse është cekur nga "Allure", është një artiste kroate që shfaqet në "Instagram", që krijon disa iluzione të përziera mendore, duke përdorur vetëm grimin. Artistja ka një shkathtësi të hatashme të bëjë që gjysma e fytyrës të zhduket derisa lëkura të duket thuajse është lidhur nyje, shtrirë, kortizuar e më shumë, që sipas saj i merr midis gjashtë dhe nëntë orë. Kjo profesioniste ka postuar punën e saj tash e një kohë dhe nuk po shohim se dikush mund ta kopjojë. 

Image