Trendi vjeshtor: Thonj me tone natyrale me shtesa që nuk mund t'i përballoni

  • 13 September 2017 - 09:37
Trendi vjeshtor: Thonj me tone natyrale me shtesa që nuk mund t'i përballoni

Elegant dhe i adhuruar, por gjithashtu shumë i lehtë, pothuajse i tillë ishte gjithmonë manikyri në tonet "nude". Është zgjedhje e preferuar e atyre që e adhurojnë klasiken, si dhe i vajzave që pëlqejnë stilin minimal, që krahas të bardhës dhe të zezës pranojnë edhe llakun në nuanca neutrale dhe në ngjyrë të lëkurës. Nganjëherë llaku i njëjtë anojnë nga ajo vjollcë, e nganjëherë edhe nga e verdha, nganjëherë nga ngjyra e hisetë, e si do ta zgjidhni atë llakun tuaj të preferuar, ju sjellim një udhërrëfyes të shkurtë. Sot ju zbulojmë se si variantin standard "nude" ta bëni më interesant këtë vjeshtë dhe atë me disa lëvizje të vogla. Baza është, natyrisht, llak për thonj në ngjyrë "nude", e cila më së miri i përgjigjet toneve dhe nën-toneve të lëkurës tuaj. E më pas në thonj vizatohen motive të ndryshme, nga pikat pothuajse mezi të dallueshme e deri te motivet më të forta, të themi yje të bardha. Është e mundur të krijohen edhe kombinime interesante mermeri ose gjeometrike "nude" me ngjitës metalik. 

(Kosova Sot)