Si t'i hiqni qafe qimet e padëshiruara nga buza e sipërme

  • 13 September 2017 - 18:13
Si t'i hiqni qafe qimet e padëshiruara nga buza e sipërme

Për një femër, e cila ka qime në buzën e sipërme dhe ato dallohen, nuk ka gjë më ankth. Asnjë femër nuk është imune ndaj qimeve, por disa kanë më të pakta e disa më të dalluara. Këto qime të padëshiruara ose "mustaqe" mund të shfaqen si pasojë e faktorëve gjenetik, hormonal ose etnik. Përpos shumë ilaçeve të shtrenjta që janë në treg e që nuk japin efekt, në vijim ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake që mund t'i përgatisni vetë dhe ju ndihmojnë ta hiqni këtë barrë të rëndë nga vetja

Image

 

SHEQER DHE MJALTË

 Sheqeri dhe mjalti mund të përdoren për të përgatitur ilaçin shtëpiak, duke krijuar një dyllë, që vepron efektshëm në heqjen e qimeve të padëshiruara nga buza e sipërme. Përgatitja: Vendosni 3 lugë sheqer dhe 1 lugë mjaltë në një enë në mikrovalë. E ngrohni në mikrovalë për disa minuta, në mënyrë që sheqeri të tretet komplet. E hiqni më pas enën nga mikrovala, më pas shtoni 1 lugë lëng limoni dhe përzieni. E lini përzierjen që të ftohet paksa. Aplikojeni përzierjen e vakët në buzën e sipërme. Aplikojeni dhe bëni presion me një pjesë pambuku dhe e hiqni më pas në drejtimin e rritjes së flokut. E pastroni më pas me ujë të ftohtë, e thani dhe aplikoni një hidratues të lehtë.

Image

 

TË BARDHËT E VEZËS

Po ashtu, mund ta përdorni edhe të bardhët e vezës për të hequr qafe qimet e padëshiruara nga buza e sipërme. Të bardhët e vezës është ilaç i mirë për të hequr qafe edhe njollat e zeza. Po ashtu, të bardhët e vezës ndihmon në heqjen e papastërtive nga lëkura. Përgatitja: Të bardhët e një veze e ndani dhe e vendosni në një enë. Më pas shtoni ½ te lugës miell të bizeleve ose miell misri dhe 1 lugë sheqer. I përzieni mirë për të krijuar një pastë. Aplikojeni në buzën e sipërme dhe e lini të veprojë për 15 deri 20 minuta. Në fund, hiqni maskën ngadalë në anën e kundërt të rritjes së qimeve. Shpëlajeni hapësirën me ujë të ftohtë dhe aplikoni një hidratues të lehtë.

Image

 

SHAFRANI

 Një ilaç i vjetër në shërbim të bukurisë, shafrani i kombinuar me qumësht ndihmon në heqjen e qimeve të padëshiruara nga buza e sipërme. Shafrani e pastron dhe i ofron shkëlqim natyral lëkurës tuaj. Qumështi në ilaç shton acidin laktik që ndihmon në pastrimin e lëkurës. Përgatitja: Vendosni 1 lugë shafran e po aq qumësht në një enë. Po ashtu, mund të shtoni edhe pak miell orizi. I përzieni mirë përbërësit. Aplikojeni me butësi në buzën e sipërme, duke përdorur gishtërinjtë, dhe vazhdoni të bëni masazh për 5 deri 10 minuta. E lini të thahet komplet. Më pas, duke përdorur gishtërinjtë e lagur, me kujdes fshini pastën e tharë. Buzën e sipërme e pastroni me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin një deri dy herë në javë për disa muaj derisa t'i hiqni të gjitha qimet nga buza e sipërme. Nëse nuk keni qumësht, mund të përdorni edhe ujin e thjeshtë.

Image

 

MIELLI I BIZELEVE

 Mielli i marrë nga bizelet e bluara funksionon mirë për të hequr qimet e padëshiruara nga buza e sipërme. Vepron si një substancë pastruese për lëkurën. Po ashtu absorbon papastërtitë që mund të grumbullohen në pore, që në shkëmbim ndihmon qimet të humbin në folikulat e tyre. Përgatitja: Vendosni 1 lugë miell të bizeleve dhe ¼ e lugës pluhur shafrani në një enë. Përzieni pak qumësht apo pak ujë për të formuar një pastë. Aplikojeni pastën në buzën e sipërme dhe e lini të thahet. Kur të jetë tharë, përdorni gishtërinjtë e lagur për ta fshirë. Në fund pastrojeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni dy herë në javë, rregullisht..

Image

 

ILAÇI ME SHEQER

Shurupi i përgatitur me sheqer është një teknikë e vjetër për të hequr qafe qimet nga buza e sipërme, përfshirë ato mustaqet në buzën e sipërme. Kjo teknikë shkakton më pak dhimbje dhe nuk e irriton lëkurën kur qimet të jenë hequr nga buza e sipërme. Përgatitja: Vendosni ¼ e gotës me ujë në një enë dhe e ngrohni në pllakë. Kur uji të ketë vluar, shtoni 2 gota me sheqer dhe ¼ e gotës lëng limoni. Përzieni përbërësit dhe i lini të vlojnë derisa t'i vëreni flluskat. Ulni temperaturën dhe e lini përzierjen të qëndrojë derisa të marrë ngjyrë të qelibartë. E hiqni enën nga pllaka dhe e lini nga anash për t'u ftohur. Aplikoni pak pluhur të foshnjave apo niseshte misri në buzën e sipërme, e më pas aplikojeni pastën nga sipër. Aplikoni një leckë nga sipër dhe e lini të qëndrojë për disa minuta. Përdoreni aq sa keni nevojë.

Image

 

XHELATINA

Falë strukturës së trashë që ka, xhelatina funksionon si një ilaç tjetër efektiv për të hequr qafe qimet e padëshiruara nga buza e sipërme. Përdoret për të përgatitur ilaçet për të hequr qafe edhe njollat e zeza. Përgatitja: Vendosni 1 lugë xhelatinë pa shije, 1½ e lugës qumësht dhe disa pika vaj esencial të livandës në një enë në mikrovalë. Përzieni përbërësit, më pas vendosni enën në mikrovalë për 10 deri 15 sekonda. E lini më pas të ftohet paksa. Aplikojeni një shtresë të trashë në buzën e sipërme duke përdorur shkop me pambuk. E lini të thahet, më pas e hiqni. Hapësirën e shpëlani me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot)