KUR T'I MBUSHNI TË DYZETAT, KËSHTU DUHET TË USHQEHENI: SËMUNDJET DHE SHTRESAT DHJAMORE ZHDUKEN

  • 16 September 2017 - 09:58
KUR T'I MBUSHNI TË DYZETAT, KËSHTU DUHET TË USHQEHENI: SËMUNDJET DHE SHTRESAT DHJAMORE ZHDUKEN

Po ju ofroheni apo keni kaluar të dyzetat dhe e keni vërejtur se keni më pak energji. Pikërisht në këtë moshë fitohen shtresat dhjamore në stomak. Lajmi i mirë është se situatën mund ta ndryshojmë përmes ushqimit, ja se si... Shtoni konsumimin e kalciumit Femrat më të moshuara se 50- vjeçare duhet të konsumojnë çdo ditë rreth 1.200 mg kalcium, në mënyrë që ta parandalojnë shfaqjen dhe zhvillimin e osteoporozës. Për femrat në të dyzetat kjo sasi është 1.000 mg. Hani më shumë proteina Secila shujtë do të duhej të përmbajë proteina, më së paku 30 gr për shujtë. Me plakjen, edhe muskujt dobësohen, kështu që ju nevojitet konsumimi i proteinave për t'u shëruar dhe për të mbetur të fortë. Pakësoni konsumimin e kripës Fryrja është shpesh problem gjatë menopauzës. E ushqimi me shumë kripë mundet gjithsesi ta përkeqë- sojë gjendjen ose të jetë shkaktari. Kripa është e "fshehur" në shumë ushqime e prodhime, për të cilat as nuk do t'ju shkonte mendja. Së pari lexoni përmbajtjen e ushqimit. Hani peshk dy herë në javë Ndryshimet hormonale gjatë menopauzës mund të shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, e aminoacidet omega 3 e ulin këtë rrezik. Prandaj, është me rëndësi që dy herë në javë në menynë tuaj të keni aminoacidet omega 3 që i hasim në peshk. Më shumë perime të gjelbra Studimet kanë treguar se konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbër parandalon problemet kognitive, kështu që duhet t'i konsumoni sa më shpesh, sidomos të freskëta, në sallatë me vaj ulliri.

(Kosova Sot)