Tri recetat për maskat kundër rrudhave përreth syve

  • 16 September 2017 - 16:11
Tri recetat për maskat kundër rrudhave përreth syve

E dhe në rini, mund të vërejmë krijimin dhe formimin e rrudhave, të cilat me kalimin e një periudhe të shkurtër kohore bëhen më të dukshme dhe më të thella. Këto rrudha përreth syve tregojnë për vitet që kemi. Maska për kujdesin e lëkurës përreth syve ka shumë, por disa prej tyre janë të mbushura me kemikate, që në fakt mund të kenë efekt të kundërt. Në vijim ju paraqesim disa receta për maska, përmes të cilave, pos se janë natyrale dhe nuk kanë efekte të dëmshme anësore, secilin do ta mashtroni me vitet që keni, transmeton gazeta Kosova Sot.

MASKË NGA BUKA

Përbërësit e kësaj maske janë shumë të thjeshtë dhe natyralë. Një pjesë e vogël e bukës e futni në gjalpin e tretur ose në vajin ngrohur pak. Këtë përzierje e aplikoni përfundi syve dhe e lini të qëndrojë aty për së paku 20-25 minuta. Pas kësaj kohe, me kujdes e shpëlani dhe nuk e thani.

GJALPË, ÇAJ NGA KAMOMILI DHE BLIRI

Kjo recetë është shumë e vjetër, por ka mbetur aktuale dhe shumë popullore deri më sot, e njihet si receta popullore me efekte. Përzieni nga një lugë të çajit bimë kamomili dhe të blirit i përzieni me 100 ml ujë. I vloni për disa minuta. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë ashtu edhe për 15 minuta. E procedoni. Katër lugë të lëngut të fituar i përzieni me dy lugë gjalpë. Maskën e ftohur e ruani në frigorifer për së paku 4-5 ditë. Maskën e përdorni në mbrëmje, para gjumit. Pasi ta keni aplikuar, e shpëlani fytyrën në mëngjes.

MASKË NGA MJALTI

Preparat i përsosur në luftën kundër rrudhave përreth syve mund të jetë maska nga mjalti. Përzieni gjysmë lugë mjaltë të ngrohur me të kuqtë e një veze dhe një lugë miell gruri. I përzieni mirë. Nëse maska duket tepër e trashë, mund t'ia shtoni pak qumësht. Maska aplikohet nën sy, për 10 minuta, jo më shumë. Pas kësaj, e shpëlani me ujë të ngrohtë, e më pas me ujë të ftohtë. Nëse dëshironi maskë më ndryshe, përdorni të kuqtë e vezës, të cilën e lini të veprojë për 20 minuta, më pas e shpëlani. 
 

(Kosoiva Sot)