Këpucët e thella prej pelushi, gjithçka që duhet të keni këtë vjeshtë

  • 18 September 2017 - 08:51
Këpucët e thella prej pelushi, gjithçka që duhet të keni këtë vjeshtë

Këpucët e thella prej pelushi janë diçka që duhet ta keni kur bëhet fjalë për të mbathurat. Duken mirë edhe në kombinimet e mbrëmjes dhe të ditës, e njëjtë mund t'i kombinoni edhe me xhinse dhe fustane. Modelet e shkëlqyeshme të këpucëve prej pelushit në ofertën e vet këtë vjeshtë vijnë nga shtëpitë e mëdha të modës si "Saint Laurent", "Dolce & Gabbana", "Sam Edelman", "Maison Margiela", "Jil Sander" dhe shumë të tjerë. Zakonisht dallojnë për nga lartësia e takave dhe ngjyrave që vijnë nga e zeza e hirtë deri te e kaltra e mbyllët dhe e gjelbër e deri te e kuqe e zjarrtë. I gjeni edhe te brendet e mëdha si "Zara, "Mango", "H&M", derisa atyre u pëlqen të luajnë me ngjyrat si livandë dhe vjollcë, që janë shumë popullore këtë vjeshtë.

(Kosova Sot)