Trajtoni thinjat e parakohshme me këto 5 ilaçe natyrale

  • 20 September 2017 - 16:46
Trajtoni thinjat e parakohshme me këto 5 ilaçe natyrale

Pasi që këto ushqime janë krejt natyrale, mbulojnë thinjat duke ia kthyer ngjyrën flokut tuaj

Image

 

 

ROZMARINA DHE SHERBELA

Kombinimi i rozmarinës dhe sherbelës flokut tuaj i ofron një tretman të fortë që jo vetëm se mbulon thinjat, por edhe parandalon humbjen e flokut dhe problemet me rritjen e tyre. Përbërësit: 2 gota ujë (400 ml); 5 lugë rozmarinë (50 g); 5 lugë sherbelë (50 g). Përgatitja: Vloni ujin, shtoni bimët. E lini të qëndrojë për 2 deri 3 orë më pas e përzieni. Si ta aplikoni: Ndani flokët tuaja në disa pjesë dhe përmes një pajisjes aplikojeni prodhimin në flokë, nga rrënjët deri te majat. Më pas shpëlani flokun si zakonisht. Përsëriteni së paku 3 herë në javë për të pasur rezultate më të mira.

Image

 

ILAÇI ME GJETHE TË ARRAVE

Gjethet e arrave e përmbajnë një substance të quajtur "juglone" që vepron si ushqyes natyral për flokun. Në fakt, shpesh përdoret në industrinë e kozmetikës për të përgatitur shampon. Përbërësit: 1 1/2 e gotës ujë (300 ml); 6 lugë gjethe të arrës (60 g). Përgatitja: Vloni ujin dhe shtoni gjethet e arrave. Reduktoni temperaturën dhe vloni edhe për 3 deri 5 minuta. E lini të qëndrojë për disa orë, më pas e aplikoni. Si ta aplikoni: Aplikojeni çajin në flokun dhe në rrënjën e flokut. E lini të qëndrojë për 2 orë dhe e shpëlani. Përsëriteni këtë për çdo ditë.

Image

 

ÇAJI NGA KËRI

Çaji nga gjethet e kërit është tretman për flokët, për t'i forcuar rrënjët e tyre dhe për të parandaluar thinjat. Përbërësit: 1 1/2 e gotës ujë (300 ml); 5 lugë gjethe këri (50 g). Përgatitja: Vloni ujin dhe shtoni gjethet e kërit. E lini të qëndrojë derisa të ftohet mjaftueshëm për ta aplikuar. Si ta aplikoni: Aplikojeni lëngun me sprej në flokun tuaj dhe e lini të qëndrojë pa shpëlarë flokun. Përdoreni për çdo natë për të shikuar rezultatet.

Image

 

ILAÇI ME ÇAJ TË ZI

Pigmentet natyrale në çajin e zi janë të përsosura për të mbuluar të thinjat e flokut në flokun e zi apo ngjyrë kafeje. Përbërësit: 2 gota ujë (500 ml); 5 lugë çaj të zi (50 g). Përgatitja: Ngroheni ujin. Kur të ketë vluar, shtoni çajin e zi. E mbuloni dhe e lini në temperature të dhomës për tri orë. Pas kësaj kohe, e aplikoni në kokë. Si ta aplikoni Produktin e përgatitur e hidhni në flokë përmes sprejit dhe e lini të qëndrojë në flokë pa e shpëlarë. Përdoreni dy herë në ditë, çdo ditë.

Image

 

ILAÇI ME KOKRRA TË KAFESË

Kokrrat e kafesë janë ideale për të rigjallëruar dhe ngjyrosur nuancat e të gjitha flokëve të errëta. Përmbajnë antioksidues, vitamina dhe minerale. Përbërësit: 6 lugë kokrra kafeje (60 g); 2 gota ujë (500 ml). Përgatitja: Shtoni kokrrat e kafesë në ujin e vluar dhe i lini të qëndrojnë për disa orë. Si ta aplikoni: Ndani flokët në disa pjesë dhe mbuloni flokun me kokrrat e kafesë; E lini ilaçin për 40 minuta dhe e shpëlani; Përsëriteni 3 herë në javë.

(Kosova Sot)