Ngjyra e flokut zbulon shëndetin: brunet kanë qime më të trasha sesa biondinat dhe flokëkuqet

  • 21 September 2017 - 22:07
Ngjyra e flokut zbulon shëndetin: brunet kanë qime më të trasha sesa biondinat dhe flokëkuqet

Ngjyra e flokut është diçka gjenetike, që e kemi trashëguar nga prindërit, e pos kësaj, mund të jetë barometër i vërtetë i shëndetit. Studimet kanë treguar se te femrat lidhje të madhe ka ngjyra natyrale me disa sëmundje, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

FLOKU I KUQ

Femrat që kanë ngjyrë natyrale të kuqe të flokut janë të ndjeshme ndaj dhimbjeve, kështu që para secilës vizitë te dentisti u preferohet ta marrin një tabletë kundër dhimbjeve. Që situata të jetë edhe më e komplikuar, femrat flokëkuqe janë njëkohësisht edhe rezistente ndaj anestezionit lokal, që për të qenë efektive duhet të shtohet në 20 për qind. Studimet tregojnë se flokëkuqet po ashtu rrezikohen më shumë nga sëmundja e Parkinson-it. Flokëkuqet brengosen shumë, sepse gjenet që ua japin ngjyrën e kuqe, ndikojnë edhe në atë se si organizmi merret me stresin. Thuhet se po ashtu janë femrat më me pasion në dashuri.

Image

 

FLOKU I VERDHË

 Biondinat për nga struktura gjenetike krijojnë më së paku qeliza të melaninës, që ndikon në pigmentim më të dobët të lëkurës dhe flokut. Shkaku i kësaj janë të ndjeshme edhe në rrezet e diellit dhe më shumë se të gjitha femrat e tjera rrezikohen nga kanceri i lëkurës. Kështu në pjatën e tyre duhet të ketë më shumë spinaq dhe bishtaja, përkatësisht perime të gjelbra përditë. Rrezet ultra-vjollcë janë shumë të rrezikshme te biondinat edhe për sytë e tyre, sepse shkaktojnë shumë deformime. Për këtë fakt, ato duhet të mbajnë syze dhe kapelë. Sa më të ndritshme që kanë ngjyrën e flokut, aq më i madh është rreziku. Pasi që janë të prira për t'u prekur nga sëmundjet e syve, duhet të konsumojnë ushqime të pasura me luteinë dhe zeaksantinë. Përkundër kësaj, biondinat kanë cilësinë më të bukur të flokut.

Image

 

FLOKU I ZI

 Numri më i vogël i femrave janë zeshkanet natyrale, janë më të rralla madje se flokëkuqet. Një nga problemet shëndetësore, që lidhen për këtë ngjyrë të flokut janë çekuilibri i hormoneve, që mund të rezultojnë me çrregullimin e punës së vezoreve, polipet në mitër. Ekspertët kanë ardhur po ashtu në përfundim se zeshkanet janë të prira për t'u prekur nga kanceri. Arsyeja qëndron në strukturën gjenetike, që njëkohë- sisht shton edhe rrezikun për t'u prekur nga kjo sëmundje. Nga ana tjetër, zeshkanet janë shumë të pavarura dhe të afta për t'u gjendur në situata të ndryshme. Kur atyre u ndodh diçka e pakëndshme, ato shpejt e mposhtin stresin dhe dhimbjen.

Image

 

FLOKU EZMER

Brunet zakonisht kanë qime më të trashë sesa biondinat dhe flokëkuqet. Por, ato njihen se preken nga dëmtimet që shkaktojnë rënien e flokut dhe kjo falë ndryshimeve hormonale dhe mungesës së hekurit. Brunet janë të prira për të qenë të varura nga nikotina. Sipas studimeve shkencore, melanina që i jep ngjyrën e errët flokut ndërlidhet edhe me shtimin e nikotinës në mëlçi, që për pasojë shkakton qëndrimin e gjatë të nikotinës në organizëm. Pasi që brunet kanë më shumë melaninë në lëkurë, ngadalësohet puna e mëlçisë dhe asaj i nevojitet më shumë kohë që organizmi të hedhë substancat e dëmshme. Me rastin e hulumtimeve të ndryshme është dëshmuar rëndësia e vitaminave C për ruajtjen e mëlçisë në gjendje normale. Sasia e nevojshme ideale e kësaj vitamine është 75 miligramë - prandaj për çdo ditë hani nga një portokall. Njerëzit me flokë ezmere më rrallë preken nga melanoma. Duket se brunet po ashtu janë më të prira për të humbur flokun. Arsye për humbjen apo rënien e flokut te brunet është qimja e trashë, më e trashë se biondinat dhe flokëkuqet. Për të shmangur këtë gjendje, duhet të merrni 18 miligramë hekur në ditë. Edhe meshkujt pëlqejnë brunet, sepse, sipas tyre, ato janë më besnike.

Image

 

FLOKU I THINJUR

Me kalimin e kohës, flokët ngadalë bëhen edhe më e thinjur, por kjo nuk ndryshon strukturën gjenetike. Gjenet që kanë bërë zeshkanet, biondinat, brunet, zezaket janë gjithmonë të pranishme dhe ndikojnë në pjesët e tjera të organizmit. E vetmja gjë që duhet sidomos të keni kujdes është nëse flokët thinjen për kohë të shpejtë apo në moshë të hershme. Në këtë rast kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, kështu që duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. Shfaqja e hershme e thinjave apo rënia e flokut mund të ndërlidhet me dëmtimet e qelizave si pasojë e mungesës së vitaminave B12, stresit dhe konsumimit të tepërt të nikotinës. Floku për shumëçka shfaq gjendjen e organizmit, prandaj duhet pasur kujdes për gjendjen dhe dukjen e tij.

(Kosova Sot)