< Alternativa natyrale për botoks nga vera e ngrirë - Femra - Kosova Sot
Alternativa natyrale pėr botoks nga vera e ngrirė

Alternativa natyrale pėr botoks nga vera e ngrirė

Përbërësit e marrë nga vera e ftohtë "Swiss", e krijuar nga rrushi i ngrirë, është promovuar si alternativë natyrale për Botoks. Risia 'kremi i ngrirë për shtrëngim të fytyrës' është thënë se heq rrudhat pa pasur nevojë për injeksione apo ndërhyrje kirurgjikale. Më mirë se sa kthimi i kohës prapa dhe rigjallërimi i qelizave, kremi është një maskë e padukshme, që e tërheq dhe e shtrëngon lëkurën. Kremi mbështetet në përbërësin aktiv të quajtur "Vin-upLift", që është nxjerrë nga "Swiss Ice Wine", prodhuar nga lëvorja e ngrirë e rrushit të ngrirë.

Rrushi është marrë nga vreshtat e Zvicrës, zgjedhur dorë me dorë, pasi që bora e dimrit i ka lënë rrushin e ngrirë në gjethe. Rrushi është fermentuar dhe vera e krijuar është e pasur me sheqer dhe polisakaride, për të cilët thuhet se kanë një efekt tërheqës dhe shtrëngues në lëkurë. Kjo teknologji ishte zhvilluar nga kompania zvicerane "Mibelle Biochemistry", që është edhe prodhuesi më i madh i kozmetikës në vend. Kompania e tyre është "Migros", që në Zvicër ofron hiq më pak se 94,000 vende pune. Kremi që shtrëngon fytyrën, për shembull ai "Estee Lauder Resilience Lift Face & Neck Cream", kushton 76 euro. Yjet që është raportuar të kenë hequr dorë nga injektimet e botoksit janë Kylie Minogue, Gwyneth Paltrow dhe Cameron Diaz,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot) 

8 orë e 5 minuta më parë