Përdorimet e kungullit në rutinën tuaj të bukurisë

  • 08 October 2017 - 14:23
Përdorimet e kungullit në rutinën tuaj të bukurisë

Gjatë kësaj periudhe të vitit, kungulli bëhet pjesë e pandashme e kuzhinave të shtëpive, meqë mund të përdoret për ushqime të ndryshme. Megjithatë, një gjë që mund të mos e keni ditur është që kungulli i shtypur ka përdorim të gjerë edhe në rutinën e bukurisë, disa prej të cilave ua kemi sjellë më poshtë ,raporton Gazeta Kosova Sot

Image

 

ELIMINIMI I QELIZAVE TË VDEKURA Herë pas here është e rëndësishme që ta çlironi lëkurën nga qelizat e vdekura për ta nxjerrë në pah shkëlqimin. Për më tepër, ky proces ndihmon edhe në zbardhjen e zonave më të thata të lëkurës, si puna e bërrylave dhe gjunjëve. Krijoni përzierjen për trajtimin e lëkurës duke përzier sasi të njëjtë të kungullit të shtypur dhe vajit të ullirit. Shtoni edhe një sasi të vogël të sheqerit ngjyrë kafe në përzierje. Bëjini masazh lëkurës me përzierjen e fituar derisa të jeni në dush.

Image

 

TRAJTIMI I FYTYRËS Trajtimi i fytyrës me kungull një ose dy herë në javë ndihmon në largimin e dukjes së zymtë dhe në rikthimin e shkëlqimit të humbur. Për ta krijuar përzierjen për trajtimin e fytyrës duhet të përzieni: 250 gramë kungull të shtypur, 120 gramë jogurt, 2 lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Pasi t'i keni përzier mirë të gjithë përbërësit trajtojeni fytyrën me maja të gishtërinjve dhe lëreni përzierjen që ta kryej punën e vet për dhjetë minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë të vaktë.

Image

 

KUNGULLI SI ZBUTËS I LËKURËS Në një qese të vogël plastike, përzieni sasi të barabarta të kungullit të shtypur dhe të vajit të kokosit. Pastaj bëjeni një dush dhe më të dalë nga dushi trajtojeni lëkurën e trupit me përzierjen e krijuar paraprakisht. Bëjini masazh trupit me këtë përzierje. Lëreni përzierjen të qëndrojë në kontakt me trupin për rreth dhjetë minuta, para se ta pastroni përsëri trupin tuaj.

Image

 

ZBUTJA E FLOKËVE Furnizimi i lëkurës së kokës me sasi të nevojshme të vitaminës A ju ndihmon në rikthimin e shëndetit të flokëve. Për trajtimin e flokëve ju nevojitet receta e njëjtë si më lart, pra, përzierja e kungullit me vaj kokosi. Pasi t'i keni pastruar flokët me shampon, bëjini masazh lëkurës së kokës dhe flokëve me përzierjen e fituar. Lëreni për disa minuta, para se t'i pastroni flokët dhe lëkurën e kokës me ujë. Flokët do t'ua dinë për nder! 

Image

 

TRAJTIMI I THEMBRAVE TË ÇARA Thembrat e çara dhe të thata përbëjnë njërin nga problemet më të zakonshme, megjithatë, lajmi i mirë është që mund ta përdorni kungullin e shtypur për trajtimin e tij. Thjesht, përzieni 120 gramë kungull të zier dhe të shtypur me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë për ta krijuar përzierjen për trajtimin e këtyre zonave problematike. Përfundimisht, pastrojeni lëkurën me ujë të vaktë.

Image

 

TRAJTIMI I BUZËVE Në këtë kohë të vitit, kur ajri bëhet më i ftohtë, buzët tuaja kanë nevojë për hidratim. Thjesht, përzieni ¼ lugë çaji nga secili prej përbërëve: kungull i shtypur, vaj kokosi dhe sheqer ngjyrë kafe. Bëjini masazh buzëve me kujdes, duke përdorur majën e gishtit të vogël dhe hajeni përzierjen e mbetur, pasi të ketë përfunduar punë me buzët.

Image

 

(Kosova Sot)