Ngjyrat e llakut të thonjve që janë në trend për sezonin vjeshtë-dimër

  • 09 October 2017 - 11:42
Ngjyrat e llakut të thonjve që janë në trend për sezonin vjeshtë-dimër

Ditët e nxehta të verës i kemi lënë prapa dhe tani po shkojmë në drejtim të ditëve të ftohta të dimrit. Përveç gardërobës, është e rëndësishme që për stinën e vjeshtës dhe të dimrit të përgatitemi edhe me grimin tonë. E, për t'ju ndihmuar në këtë drejtim, më poshtë ua kemi sjellë disa nga ngjyrat e llakut të thonjve, që pritet të jenë në trend gjatë sezonit vjeshtë-dimër ,raporton Gazeta Kosova Sot

E KALTËR E MBYLLËT Nuancat e ngjyrës së kaltër përshtaten me pothuajse gjithçka, si me rroba të ndryshme ashtu edhe me aksesorë të ndryshëm. Gjatë kësaj vjeshte dhe këtij dimri, ngjyra e kaltër do të përbëjë njërin nga trendët më të mëdhenj të ngjyrës së thonjve. 

Image

 

NGJYRA E KUQE NË TË KAFENJTË Ngjyra e kuqërremtë, me të gjitha nuancat e saj, do të jetë një trend i madh gjatë vjeshtës dhe dimrit që po na presin. Më e rëndësishmja, kjo ngjyrë përshtatet shumë me rrobat e mëndafshit dhe të leshit, që janë pothuajse të pashmangshme gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit. 

Image

 

THONJTË ME SHKËLQIM Thonjtë me shkëlqim do të jenë trend sidomos gjatë dimrit të këtij viti dhe do ta keni mundësinë t'i shihni gjithandej, sidomos nëpër ahengje e festa. E tëra që duhet të bëni është ta aplikoni ngjyrën tuaj të preferuar të llakut, para se të vazhdoni me një shtresë të epërme të shkëlqyesit.

Image

 

NGJYRA BEZHE Nuancat e çelëta janë të përshtatshme për ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit për faktin që bëjnë që duart tuaja të duken më të pastra dhe më elegante. 

Image

 

NUANCAT E NGJYRËS SË HIRTË Nuancat e ngjyrës së hirtë, si ato të çelëta ashtu edhe nuancat e mbyllë- ta, do të jenë trendë të mëdhenj gjatë vjeshtës dhe dimrit të këtij viti. Për më tepër, nuancat e tilla janë të përshtatshme për të krijuar art në thonj. 

Image

 

NUANCA E MBYLLËT E NGJYRËS VJOLLCË Ngjyra vjollcë është ngjyra e preferuar e shumë femrave nëpër botë, e lajmi i mirë për të gjitha ato femra është që gjatë stinëve të ftohta të këtij viti, ngjyra vjollcë, sidomos nuancat më të mbyllëta të saj, do të përbëjnë njërin nga trendët më të fuqishëm. 

Image

 

 

 

NGJYRAT METALIKE Nuancat metalike të llakut të thonjve ka kohë që janë shndërruar në trendë dhe duket se nuk e kanë ndërmend të largohen. Në fakt, nuancat e tilla pritet të shihen shumë edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit të këtij viti, andaj, nëse nuk keni llak me ngjyrë të tillë, filloni të mendoni për nuancën tuaj të preferuar

Image

 

NGJYRA E GJELBËR E MBYLLËT Vjeshta, për pjesën më të madhe të saj, prezanton nuanca më të mbyllë- ta sa i përket llakut të thonjve, ndërsa ngjyra e gjelbër e mbyllët pritet të jetë njëra nga këto ngjyra.  

Image

 

NGJYRA E ZEZË ME SHKËLQIM Shkëlqimi i ngjyrës së zezë rrezaton stil dhe e mira e tij është që mund të përdoret në evenimente të ndryshme. E, meqë kjo nuancë pritet të jetë një trend i madh gjatë kësaj vjeshte dhe këtij dimri, përgatituni të shkëlqeni me këtë nuancë. 

Image