Harroni kremrat, ky është ilaçi për rrudhat në fytyrë

  • 09 October 2017 - 11:46
Harroni kremrat, ky është ilaçi për rrudhat në fytyrë

Harroni kremrat e shtrenjta të fytyrës. Nëse dëshironi të keni një fytyrë më të re, bëni një supë nga mishi i mbetur nga darka juaj. Supa me eshtra të mbetura të biftekut ose me këmbë ose me mish qengji cilësohet si një nga parandalueset më të mëdha të plakjes së lëkurës. Julia March, këshilluese e bukurisë, që punon me yje të shumtë, ua rekomandon këtë supë klientëve të saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo ka thënë: ‘Klientët e mi kanë pezmatime më të rralla, si dhe fytyra e tyre është më e shkëlqyer sa herë që e pinë këtë supë’. Ajo rekomandon që të pihen tri pjata supë për reagim më të shpejtë.

Supa duhet të përmbajë eshtra të mishit, të cilët duhet të zihen në ujë bashkë më një lugë uthull, e cila nxjerr mineralet e dobishme nga eshtrat. Supës mund t’i shtohen edhe perime të ndryshme për të përmirësuar shijen.

Kalogjeni mbron fytyrën

Kjo supë është e mirë për lëkurën, për shkak të kolagjenit që përmban. Kolagjeni është një proteinë që i shton fleksibilitetin lëkurës.

Jaclyn Flavell, autor i librit elektronik ‘Supa me eshtra: Një recetë e shëndetshme’ shkruan: ‘Sasia e mjaftueshme e kolagjenit e mban lëkurën të pastër si dhe e mbron atë nga rrudhat dhe celuliti.

‘Përdorimi i supës me eshtra, e cila përmban sasi të madhe të kolagjenit, është një metodë shumë e lirë për të fituar një lëkurë të butë dhe të pastër’. Nutricionisti, Ian Marber, ka thënë: ‘Kjo supë ndihmon qarkullimin e gjakut, si dhe tretjen për shkak të sasisë së magnezit që përmban. Në këtë mënyrë kjo supë është shumë e dobishme në luftë me stresin’, ka përfunduar ai.

Sasia e plumbit në supë

Megjithatë, jo të gjithë besojnë që kjo supë parandalon plakjen e lëkurës. Ayela Sprio, shkencëtare e lëndëve ushqyese nga Britania, thotë që nuk ka ndonjë provë shkencore që vërteton që kjo supë është ‘magjike’, ajo kundërshton përdorimin e tepërt të kësaj supe për shkak të sasisë së madhe të plumbit që përmban’.

(Kosova Sot)