< Katër përgatitje për të hequr qafe flokun e yndyrshëm - Femra - Kosova Sot
Katėr pėrgatitje pėr tė hequr qafe flokun e yndyrshėm

Katėr pėrgatitje pėr tė hequr qafe flokun e yndyrshėm

Pasi që keni provuar të gjithë preparatet e shtrenjta dhe asgjë nuk ndihmon, ju mbeten vetëm preparatet natyrale që mund të zgjedhin problemin e flokut të yndyrshëm, transmeton gazeta Kosova Sot.

UTHULLA E MOLLËS

Përkundër aromës, uthulla bën çudinë për flokun tuaj. Ekuilibron vlerën natyrale të pHsë, parandalon pëlcitjen e flokut, ndërsa që njihet se kthen shkëlqimin dhe shëron flokun e yndyrshëm. Përzieni ½ e gotës uthull molle me të njëjtën sasi uji dhe e lini në flokë disa minuta para se t'i shpëlani.

LËNGU I LIMONIT

Lëngun e dy limonëve e përzieni me ujë të destiluar, e aplikoni në flokë dhe e lini të veprojë për 5 minuta dhe më pas e shpëlani. Për rezultate më të mira përsëriteni dy herë në javë.

ÇAJI I ZI

Një lugë çaj të zi e përzieni me një gotë ujë të vluar dhe e lini për 10 minuta që të ftohet. Me çaj lagni flokët dhe e lini të veprojë për 10 minuta. I shpëlani me shampo të butë, për rezultate më të mira përsëriteni disa herë në javë.

SODA E BUKËS

Soda e bukës përdoret për shumë nevoja në shtëpi, ndërsa që heq problemet me zbokth dhe me flokun e yndyrshëm. Në vend se flokun ta pastroni me shampo, një lugë sodë të bukës e hidhni në flokun e lagur dhe pasi t'i keni përzier i shpëlani në mënyrë të detajuar. Përdoreni për dy javë, jo për çdo ditë.

(Kosova Sot) 

21 orë e 12 minuta më parë