Çizmet e ngushta – trendi më i popullarizuar vjeshtor i këpucëve

  • 10 October 2017 - 09:14
Çizmet e ngushta – trendi më i popullarizuar vjeshtor i këpucëve

Përpos këpucëve ‘kauboj’, të cilat kanë përjetuar kthimin e tyre të madh në skenën e modës, aty janë edhe çizmet e ngushta, të cilat këtë vjeshtë përsëri janë hit i pa-anashkalueshëm.

Këto çizme të popullarizuara ekzistojnë në disa variante, bien shumë në sy dhe përqendrimi i kombinimit të veshjes pa dyshim se është te to.

Se si mund të duket tërë kjo, shikoni fotot në vijim.

Çizmet të cilat përcjellin formën e këmbës, mbi zogjtë e këmbëve, të ngushta në tërësi, sikur çorapet, me ngjyra të zjarrta, me majë të mprehtë dhe me takë të hollë, të shkurtër – sikur që mund të shihni, bëhet fjalë për një stil retro të viteve 1980.

Janë tepër të ‘guximshme’ dhe mjaftojnë që ta vejnë në pah stilin tuaj shik. Mund t’i bartni të kombinuara me fund të shkurtër, me bluzë me dizajn, apo me mantel – kimono. Ose, nëse jeni adhuruese e stilit retro, atëherë këto çizme të ngushta në variantin e pelushit do të mund të jenë zgjedhje e vërtetë për ju. Mund t’i kombinoni me fustan me gjatësi mesatare, për një pamje tuaj sa më të përkryer vjeshtore.

Për një stil profesional, të punës, ua preferojmë çizmet e ngushta me ndonjë ngjyrë klasike, sikur që është e zeza dhe t’i bartni me fund të ngushtë. Apo, për një stil të theksuar të zonjave, përzgjedhje e mirë mund të jenë çizmet e kuqe, në kombinim me një fund me gjatësi mesatare dhe me palë. nëse ka edhe tufa, atëherë pa dyshim se do të bini në sy.

Në çdo rast, mund të themi se ky trend i modës, kur flitet për këpucët e vjeshtës, kërkon guxim dhe dije si ta kombinoni në mënyrë adekuate. Në të kundërtën, në vend se moderne, pamja juaj mund të duket tepër retro.


(Kosova Sot)