Luftojeni lëkurën e yndyrshme me ujë orizi

  • 12 October 2017 - 09:48
Luftojeni lëkurën e yndyrshme me ujë orizi

Ishin pikërisht japonezët që e kanë zbuluar dobinë nga uji i orizit për lëkurën, kur pas punës nëpër fushat me oriz e kishin vërejtur se duart i kishin më të buta. Orizi konsumohet në mbarë botën dhe është ushqimi i dytë më popullor. Megjithëse orizi përdoret në kuzhinë, janë disa alternativa të tjera në shërbim të së bukurës. Aktualisht, janë disa prodhues të kozmetikës që orizin e përdorin për të zhvilluar tretmanë dhe kremra kundër plakjes, sepse përbërësit e tij promovojnë rigjenerimin e lëkurës. Përderisa shumica e njerëzve munk dinë edhe aq për orizin si prodhim në shërbim të së bukurës, kultura lindore e përdor me shekuj për tretmanë rigjallërues. Uji i orizit është toner natyral që nuk përmban kemikate. Është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidues që riparojnë qelizat për të parandaluar rrudhat dhe shenjat e tjera të plakjes. PËRBËRËSIT: 5 lugë oriz organik (100 g); 1 gotë ujë (250 ml); 1 pikatore; 1 tas. PËRGATITJA: Ngrohni gotën e ujit, e hiqni kur të ketë vluar dhe e derdhni në tas. Shtoni orizin organik, e mbuloni dhe e lini të rrijë për 30 minuta. Pas kësaj kohe, lëngun e orizit e derdhni në pikatore. MËNYRA E APLIKIMIT: Hiqni grimin dhe e shpëlani fytyrën me ujë dhe sapun. Pastaj lagni fytyrën me këtë përgatitje. Sigurohuni që përfshini fytyrën dhe e lini të absorbohet duke mos e shpëlarë. 

(Kosova Sot)