Si ta vishni kombinezonin gjatë vjeshtës? - Femra - Kosova Sot
Si ta vishni kombinezonin gjatė vjeshtės?

Si ta vishni kombinezonin gjatė vjeshtės?

Edhe pse vera me të madhe është prapa nesh, në gardërobën tonë ende ka vend për disa veshje të rehatshme me të cilat i kemi kaluar ditët e ngrohta. Nga fustanet e deri te bluzat e bardha, vjeshta ka gjetur mënyra të shkëlqyeshme se si nga dollapët e verës rrobat t'i bartim edhe në sezonin e ri. Një prej pjesëve më popullore, që gjatë ditëve të ftohta shpesh e hasim, është kombinezoni. Sikurse fustanet, kombinezoni sjell gjithë kombinimin. Njëkohësisht është i rehatshëm dhe elegant, i lehtë dhe formal. Edhe pse e ka ruajtur rehatinë, sezoni i ri me ndihmën e materialeve të reja, me dezen trendi dhe me ngjyra ka krijuar prezantimin vjeshtor. Materialet prej pambuku kanë zëvendësuar pelushin dhe satenin. Sikurse ndryshimi në përzgjedhjen e materialit, sezoni i ri ka sjellë edhe ndryshime klasike në ngjyra dhe dezen. Pas ngjyrës së bardhë dhe toneve pastele, modelet e preferuara të kombinezoneve vijnë në ngjyra të errëta dhe paleta neutrale. Kombinezoni i zi, sikurse fustani i zi, është zgjedhje e pagabueshme.

SI TA VISHNI NJË KOMBINEZON KËTË SEZON?

Kur flasim për kombinezonin, rregullat janë të thjeshta, sepse kombinezoni krijon një kombinim të madh dhe lehtëson krejt procesin. Por, gjatë ditëve të ftohta kombinezoni nuk ju mjafton, modelet me mëngë të shkurta mbyllni me kardigjan të ngrohtë dhe të butë, kombinezonin e bashkoni me një xhaketë prej lëkure e dukjen elegante e kompletoni me xhaketën e preferuar. Për dukje në mbrëmje, kombinezonin e hirtë apo me ngjyrë të zezë e kombinoni me bizhuteri të arta, buzëkuq dhe pallto të ngrohtë.

(Kosova Sot)

12 orë e 53 minuta më parë