Trendi më popullor i grimit - ngjyra e kuqe si imperativ

  • 20 October 2017 - 16:18
Trendi më popullor i grimit - ngjyra e kuqe si imperativ

Buzëkuqi dhe llaku i kuq në thonj janë klasike kur dukja e femrës është në pyetje, por përfundimisht nuk janë mënyra e vetme për ta mbajtur këtë ngjyrë kur metodat e grimit dhe zbukurimit janë në pyetje

Image

 

BOMBA ME QERSHI NË BUZËT TUAJA

Dukja dramatike në buzë me efekt shkëlqyes dhe me plotësimin e ngjyrës së kuqe - kjo është mënyra e grimit që do t'ju çmend, e buzëkuqi juaj do t'ju bëjë më atraktive se kurrë më parë. Për ta realizuar këtë duhet të veproni kështu: së pari aplikoni buzëkuqin pa shkëlqim, e më pas sipër të vendosni buzëkuq pa ngjyrë, apo edhe më mirë shkëlqim për buzë me ngjyrë të fortë të kuqe. Në mënyrë që ngjyra në buzë do të jetë më afatgjate, e fiksoni me pudër neutrale pluhur. Mund të vendosni edhe për buzë të kuqe në kombinim me hijen e kuqe, sidomos nëse dëshironi të dalloheni kur dilni në mbrëmje.

Image

 

'EYLINER'-I I KUQ

 Ju sugjerojmë edhe 'eyeliner' në kombinim me ngjyrë të kuqe pa shkëlqim paksa më të turbullt. E përdorni të lëngshëm dhe e aplikoni në kapakët e syve, në të cilët paraprakisht keni aplikuar bazën për hije. Mjafton vetëm 'eyeliner'-i në kombinim me buzëkuqin për dukje më të sofistikuar - grimi ideal për ndonjë rast të veçantë në të cilën dëshironi të dukeni thuajse porsa keni zbritur nga pista e modës.

Image

 

BUZËT E LYERA TË KUQE

Me sytë e theksuar, ju sugjerojmë këtë dukje moderne në buzë nëse dëshironi arrini efekt, por prapë dukje të moderuar të grimit. Aplikoni bazë për buzëkuq, nxirrni këndet me laps me ngjyrë të lëkurës, aplikoni buzëkuqin e kuq, e në mes aplikoni një hije bezhë, për të arritur efektin e ngjashëm si në foto.

Image

 

XHINGLAT DHE "SMOKEY EYES"

Me hijen dramatike me xhingla më së miri përshtatet varianti i zbehtë i buzëkuqit të kuq. Nëse dëshironi të arrini efektin "smokey eyes" me hije të kuqe për sy, ju propozojmë që ta aplikoni në mënyrë që ngjyra të përqendrohet në pjesën e sipërme të kapakut, si dhe të përdorni brushë për përzierje.

(Kosova Sot)