Ja çfarë duhet të dini rreth vënies së grimit

  • 29 July 2015 - 08:57
Ja çfarë duhet të dini rreth vënies së grimit

Gjatë verës kalojmë një pjesë të madhe të kohës nën dritën e diellit. Nëse ju pëlqen grimi dhe nuk mundeni assesi ta paramendoni ditën pa të, atëherë duhet ta dini se ekzistojnë disa rregulla, të cilat duhet t’i respektoni kur bëhet fjalë për grimin gjatë ditës.

– Rëndësi të madhe ka që të mos vendosni sasi të tepërt të pudrës në fytyrë, meqë ajo do të shkrihet dhe do të mblidhet në disa vende të fytyrës, ku nuk do të duket aspak mirë. Po ashtu, në këtë mënyrë mund të shkaktoni probleme me lëkurë, të cilat më pas do ta keni vështirë që t’i largoni.

– Gjatë ditëve të nxehta verore assesi nuk duhet të përdorni hije dhe tush të errët për sy, sa i përket grimit gjatë ditës. Më së miri është që grimi juaj të jetë i tejdukshëm dhe i thjeshtë.

– Nëse ju pëlqejnë buzëkuqtë, atëherë përcaktohuni për variantet e theksuara, meqë ato janë të dëshiruara në fytyrën e rrezitur, e edhe buzët tuaja në atë mënyrë do të vijnë në shprehje. (Kosova Sot)