< Rregulla të thjeshta që duhet ti dijë çdo femër… - Femra - Kosova Sot
Rregulla tė thjeshta qė duhet ti dijė ēdo femėr…

Rregulla tė thjeshta qė duhet ti dijė ēdo femėr…

Njësoj si për fytyrën dhe pjesët tjera të trupit që me kohën fillojnë të humbin elasticitetin e tyre, edhe me vagjinën ndodh kjo gjë…

Mirëpo, për shumicën e pjesëve të trupit, e veçanërisht fytyrës, ka miliona produkte që ju ndihmojnë t’i hiqni problemet e ndryshme me të cilat do të ballafaqoheni, për vagjinën duhet të përkujdeseni vet.

Pastrojeni vagjinën sa më shpesh që është e mundur. Aroma e keqe e vagjinës është ndër problemet më të këqija me të cilën ballafaqohet një femër.

Për ta parandaluar këtë, duhet ta pastroni vagjinën të paktën dy herë në ditë me sapun pa aromë.

Gjithashtu, sigurohuni t’i pastroni edhe qimet përreth vagjinës për shkak se mund të djersiten, dhe rrjedhimisht shkaktojnë aromë të keqe.

Aq më të vogla qimet përreth vagjinës, aq më pak janë mundësitë të mbani aromë të keqe dhe të keni infeksione të ndryshme. Prandaj, kujdeseni që ta mbani vagjinën pa qime.

Vishni të brendshme të cilat e lejojnë vagjinën të thithë ajër. Më së shumti preferohen ato me përbërje pambuku.

Parfumi nuk këshillohet se krijon një mosbalancim në pH, dhe kjo nuk është një gjë e mirë.

Së fundmi, është dëshmuar edhe shkencërisht se nëse hani ushqimin e duhur, vagjina juaj do të ketë shije shumë më të mirë.

Prandaj, konsumoni të gjitha llojet e frutave, veçanërisht frutat që kanë përqindje të lartë të sheqerit natyral, si portokalle, mollë, etj.

Gjithashtu, mos harroni të shmangni ushqimet që shkaktojnë erë të keqe si qepët, hudhrat etj.

(Kosova Sot)

16 orë e 10 minuta më parë