Hiqni qafe aknet me këto prodhime

  • 13 November 2017 - 08:52
Hiqni qafe aknet me këto prodhime

Nuk është fshehtësi se ushqimi ndikon në lëkurë. Shumë nutricistë thonë se pos kozmetikës është e domosdoshme t'i kushtoni kujdes ushqimit nëse dëshironi të hiqni qafe puçrrat.

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë të pasura me zink, që është përgjegjës për kontrollimin e sekretimit. Farat e kungullit t'i përdorni si zamër. Ndikojnë mirë në lëkurë, por edhe në flokë.

BROKOLI

Brokoli është prodhim i pazëvendë- sueshëm në ushqimin e femrave që duan lëkurë të butë, të pastër dhe të kujdesur. Kjo perime është e pasur me vitamina A, B dhe K, që përmirësojnë lëkurën problematike.

ÇOKOLLATA E ERRËT

Çokollata e zezë po ashtu është e pasur me zink, e domosdoshme për lëkurën problematike. Ndikon mirë edhe kundër akneve.

FIKU

Në fik hasim sasi të madhe me magnez, që është i domosdoshëm për të hequr qafe aknet. Pos kësaj, fiku mund të shërbejë edhe si ëmbëlsirë.

(Kosova Sot)