"Color Melting" - teknika e re e ngjyrosjes, që lë në hije teknikat 'ombre' dhe 'balayage'

  • 13 November 2017 - 14:37

Teknikat e ndryshme të ngjyrosjes së flokut tash e një kohë të gjatë gëzojnë një popullaritet kur në pyetje janë stilet e flokut. Edhe pse "ombre" dhe "balayage" janë barazuar, është shfaqur një teknikë e re e ngjyrosjes që është shndërruar në hit të vërtetë këtë vjeshtë. Dukja e re dhe e freskët e flokut arrihet përmes teknikës "color melting".

Image

Nuancat e arta dhe nuancat e verdha të ndritshme janë për të gjitha ato që duan të mbesin besnike ndaj të verdhës. 

Image

E verdha e hirtë dhe ajo platin me kalim në rozë, janë inspirim për teknikën "color melting" dhe të gjithë ata që duan të eksperimentojnë me dukjen e stilit të tyre të flokut. 

Image

Pasi është shfaqur stili "omre", të gjithë ishin të magjepsur me këtë stil të ri - kalimi nga ngjyra e errët deri te majat më të ndritshme por me dallim të dukshëm të atij kalimi, ishte shndërruar në zgjidhjen ideale për të gjitha damat. Vanessa Hudgens është shembulli i shkëlqyeshëm se si stili "ombre" mundet të duket tërheqës.

Image

Më pas, shfaqet 'balayage"që njëkohësisht paraqet kalimin nga ngjyra e errët kah ajo e ndritshme, por në një version tejet elegant me dallim më të vogël të kalimit të ngjyrave. Chrissy Teignen përfundimisht njihet për stilin e vet 'balayage'. 

Image

Dhe, derisa të gjitha bukuroshet nga Hollivudi për disa vite kanë zgjedhur stilet e veta të flokut 'ombre' dhe 'balayage', është shfaqur teknika e re, e cila ngadalë, po sigurt po shndërrohet në mbretëreshën e fillesave dhe hijëzimit. "Color melting" nënkupton kalimin e sofistikuar të ngjyrës së errët të flokut ka ajo më e ndritshme, hijet që maskojnë linjat e ashpra, kështu që krejt në fund fitohet një dukje e sofistikuar. 

(Kosova Sot)