Tri lloje të mikeshave që nuk ju nevojiten në jetë

  • 13 November 2017 - 19:15
Tri lloje të mikeshave që nuk ju nevojiten në jetë

Në jetë ka rëndësi të jemi të rrethuar me njerëz të mirë. Miqësia është një nga thesaret e mëdha, por jo gjitha miqësitë janë të nevojshme dhe të mira. Kjo vlen pikërisht për 3 lloje të mikeshave që nuk na nevojiten në jetë.

1. AJO QË MERRET ME THASHETHEME

Ajo i di të gjitha për të gjithë, por nuk di t'i ruajë fshehtësitë. Shoqërimi me një person si kjo mund t'ju tërheqë edhe juve, edhe ju do të njiheni me gjithçka, por me gjasë bisedat tuaja do t'i kuptojnë të gjithë.

2. AJO QË GJITHMONË ANKOHET

Ankesat apo tregimi i një halli të një mikes është krejt normale dhe është shumë mirë kur dy shoqe ndihen mirë dhe të relaksuara dhe mund të flisni për të gjitha problemet. Por, nëse kjo është e vetmja gjë që e keni të përbashkët, është koha të shoqëroheni edhe me shoqe tjera. Një negativitet i tillë në vazhdimësi nuk është aspak i nevojshëm.

3. KONKURRENCA

Pak konkurrencë miqësore askujt nuk i bën dëm. Mirëpo, nëse personi me juve gjithmonë duhet të jetë konkurrues me juve për ta dëshmuar se sa më e mirë është se sa ju, atëherë një mike si kjo më së paku ju nevojitet në jetë.


(Kosova Sot)