Përgatiteni shamponin krejt natyral për flokë

  • 15 November 2017 - 09:02
Përgatiteni shamponin krejt natyral për flokë

Floku, sidomos te femrat, është një nga elementet më të thekura në bukuri. Por, flokun e dëmtojmë karshi faktorëve të dëmshëm që e dëmtojnë cilësinë e flokut duke mbetur e thatë, e dëmtuar, e thyer në maja. Për fat të mirë, ekziston edhe një shampon natyral që flokut ia kthen shkëlqimin, volumin dhe shëndetin. Ky shampon natyral përmirëson dukjen e flokut, ia kthen shkëlqimin dhe e shton volumin brenda vetëm një muaj përdorimi. Shamponi i tillë natyral ka efekt për flokun për faktin se është përplot me veti shëruese e kombinimi i tyre thjesht bën mrekullinë për flokun dhe qimen e flokut. PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR SHAMPON: 750 ml shampon nga hithrat, 30 ml pika vaj të hithrave, 1 shishe me pika "AD", 100 ml tretje "Pantenol", 50 ml vaj ricini. PËRGATITJA DHE PËRDORIMI: Nga një litër shampo të hithrave ndani një pjesë për të bërë vend për përbërësit e tjerë. Ia shtoni vajin, pikat "AD" dhe "Pantenol", e gjithçka i përzieni për t'u bashkuar përbërësit. Shamponin e përdorni gjatë secilës larje, e përfshini mirë në rrënjën e flokut dhe qime, prisni për disa minuta e më pas e shpëlani.  

(Kosova Sot)