'Ombre' e kuqe - hit absolut këtë dimër

  • 24 November 2017 - 08:30
'Ombre' e kuqe - hit absolut këtë dimër

Ngjyra e kuqe për flokë pa kurrfarë diskutimi është absolut më dominuesja nga të gjitha llojet e ngjyrave të tjera, kështu që shumë femra së paku një herë në jetën e tyre vendosin ta ngjyrosin flokun e tyre me njërën prej nuancave të kuqe, transmeton gazeta Kosova Sot. E nëse ngjyrës së kuqe ia shtoni një nga teknikat më të kërkuara të ngjyrosjes së flokut, atë popullor 'ombre', me gjasë se do të theksoheni nga të gjitha femrat tjera në turmë. Qasja në stilin' ombre' në nuanca të kuqe dëshmon dhe vërteton se ky trend me të vërtetë funksionon. Binduni vetë.

(Kosova Sot)