Ekspertët këshillojnë: Pesë rregulla të arta për kujdesin e lëkurës në të dyzetat - Femra - Kosova Sot
Ekspertėt kėshillojnė: Pesė rregulla tė arta pėr kujdesin e lėkurės nė tė dyzetat

Ekspertėt kėshillojnė: Pesė rregulla tė arta pėr kujdesin e lėkurės nė tė dyzetat

Edhe nëse jeni fatlume që të tridhjetat i keni përjetuar pa shenjat të dukshme të plakjes, dekada e katërt e jetës në fytyrë sjell rrudhat e para të dukshme. Lëkura e pjekur tashmë kërkon kujdes më ndryshe, e dermatologët sjellin pesë këshilla për kujdes të lëkurës në të dyzetat. Gjeni preparatin e përsosur për pastrim Deri në të 40-at keni mësuar sa me rëndësi është pastrimi i rregullt i fytyrës, e tash është koha të gjeni prodhimin e përsosur për tipin tuaj të lëkurës. Lëkura e thatë kërkon xhel të butë, hidratues për pastrimin e fytyrës, që me sukses heq yndyrat nga lëkura. Por, pavarësisht llojit të lëkurës, ekspertët të gjithave ju sugjerojnë pastrimin e lëkurës me xhelin e pasur me acidet "AHA". Asgjë pa serum Nëse mendoni se fytyrës i mjafton kremi i ditë s dhe i natës, mashtroheni. Kujdesi bazë i lëkurës në të 40-at është e paimagjinueshme pa serum kualitativ. Zgjedhjet në treg janë të shumta, e rezultatet më të mira i japin serumet e pasura me vitamina c apo ato të pasura me retinol. Serumi aplikohet në fytyrë çdo ditë, rreth gjysmë orë para aplikimit të kremit, e përdorni vetëm natën, e në mëngjes aplikoni krem me faktor mbrojtës kundër diellit. Kujdes nga dielli Nëse deri më tani nuk e keni mbrojtur rregullisht fytyrën nga rrezet e diellit, tash e keni të qartë se kjo ka lënë pasoja në lëkurën, por kurrë nuk është vonë për të përfshirë shprehitë e mira. Ekspertët sugjerojnë që të përcaktoheni për krem hidratues që përmbajnë faktor mbrojtës deri në 30. Kremin gjithmonë aplikojeni gjysmë orë para se t'i ekspozoheni diellit. Përtërihuni n ga 'brenda' Shpresojmë se ditët me ushqim të shpejtë larg jush dhe nuk duhet t'jua kujtojmë sesa shumë ndikon ushqimi që e hamë në lëkurë. Tash është koha ta pasuroni ushqimin, ekspertët theksojnë nevojën për të konsumuar ushqim të pasur me probiotikë që luftojnë inflamacionet dhe luftojnë bakteret e dëmshme në zorrë, duke i ofruar më pas dukje të freskët. Drejtohuni ekspertit Nëse vështirë të gjendeni midis këshillave të ndryshme, mënyrave dhe gjërave tjera që mund t'ju ndihmojnë në kujdesin si duhet të lëkurës, hiqni dorë nga eksperimentet dhe drejtohuni te dermatologu. Po ashtu, harroni pilingun agresiv me kemikate, më mirë lëkurën tuaj t'ua besoni profesionistëve.

(Kosova Sot)

18 orë e 16 minuta më parë