Përgatitni vetë maskat natyrale për të pasur flokë të bukur

  • 09 December 2017 - 08:22
Përgatitni vetë maskat natyrale për të pasur flokë të bukur

Madje edhe nëse mendoni se floku juaj është i shëndetshëm dhe se aspak nuk ka nevojë për rigjallërim, me arritjen e sezonit të ri do të ishte mirë që së paku një herë në javë të aplikoni maskë. Ky ritual i vogël i kthen flokut lagështinë e humbur që i është më se e nevojshme.

Maskë me papajë

Hiqni lëkurën dhe farat e një papaje të pjekur mirë dhe e imtësoni në blenderu. Ia shtoni gjysmë gotë jogurti dhe i përzieni fort. Pas gjysmë orë aplikimi, flokun e shpëlani me shampon.

Maskë për majat e pëlcitura

Përzieni të kuqtë e vezës, dy lugë vaj ulliri, derisa të fitoni një masë të trashë dhe e aplikoni mirë në flokë. Në kokë hidhni kapelë dushi. Pas gjysmë orë, shpëlajeni flokun si zakonisht.

Maskë me vitamina

Avokado është i pasur me aminoacide esenciale dhe me vitamina A, C, D dhe E, prandaj është ideal për flokun e thatë dhe të dëmtuar. Avokaton e pjekur e shtypni, ia shtoni një lugë xhenxhefil pluhur, një lugë vaj susami dhe dy lugë vaj ulliri. Maskën e aplikoni në flokun lagur. E ngrohni kokën me tharës të flokut dhe aplikoni kapelë dushi. Pas 15 minutash, flokun e shpëlani në mënyrë të zakonshme. 

(Kosova Sot)