Si të fshehim rrathët e zinj poshtë syve

  • 12 December 2017 - 13:27
Si të fshehim rrathët e zinj poshtë syve

Profesionisti i grimit Napoleon Perdis rekomandon 4 hapa të thjeshtë.

Makthi i të fjeturit keq apo pak orë gjumë nuk është fakti si do të zgjohemi të nesërmen për në punë, por se si do të fshehim rrathët e zinj poshtë syve.

Profesionisti i grimit në Aussie, Napoleon Perdis sjell 4 hapa të thjeshtë për të arritur këtë gjë.

Fillimisht vendosni një zbutës në zonën përreth syve. Kjo do i japë mundësinë pudrës që të qëndrojë më mirë.

Krijoni një “V” dy-ngjyrëshe me pudër në pjesën e poshtme të syve, aty ku krijohen rrathët e tyre. Ngjyra në pjesën e syve duhet të jetë e errët, ndërsa ajo në pjesën e faqeve më e zbardhur. Përziejini bashkë.

Për një efekt shkëlqyes më të madh, aplikoni një penel të bardhë në formë xheli në pjesën e poshtme të qerpikëve duke përfshirë këtu edhe pjesën e brendshme të syve. Përziejini më pas me ndihmën e një furçe.

Aplikoni rimel në të dy pjesët e qerpikëve. Përdoreni atë për të mbuluar gjurmët e xhelit të bardhë.

Image

 

(Kosova Sot)