5 buzëkuqët që do ta dominojnë vitin 2018

  • 10 January 2018 - 14:00
5 buzëkuqët që do ta dominojnë vitin 2018

Buzët e puthura

Image

Edhe pse njihen me emrin "makeuout lips", bëhet fjalë për buzët që duken se kohë më parë janë puthur me plot pasion. Arrihen me zgjedhjen e nuancave që janë të ngjashme me ngjyrën natyrale të buzëve tuaja, aplikohet me lyerje të plotë dhe me kënge të mjegulluara. Efekti "blurry" është shumë "cool".

Këndi i buzës i vizatuar në mënyrë të përsosur

Image

Për këtë ju nevojitet lapsi i shpuar për buzë dhe buzëkuq krem ose me shkëlqim në kombinim me "highlighter". Fshehtësia është aty që këndi krahas vizatimit të theksohet më shumë nga ana vizuale me "highlighter"-in e theksuar për të dhënë volum dhe madhësi.

E kuqja e nxehtë

Image

Të kuqen e shohim në secilin sezon dhe nga fillimi është klasik absolut midis buzëkuqëve. Këtë sezon aplikohen disa tone të ngjyrës së kuqe, midis tyre theksohet ajo e zjarrta me tone të portokallta, por gjithçka duhet të dini kur ta aplikoni.

Pjeshkë

Image

Zakonisht nën-tonet e buzëkuqit në ngjyrë neutrale vjen me ngjyrën pjeshkë, që fytyrës i jep një dozë nxehtësie. Qoftë nëse e zgjidhni me cilësi shkëlqimi apo pa shkëlqim, në mënyrë fantastike kombinohet me hijet monokrom, sidomos në nuanca të ndezura dhe me xhingla.

Buzët 'glossy'

Image

Për fund kemi lënë buzëkuqin që jo domosdo është buzëkuq. Edhe gjithnjë e më shumë popullore janë nuancat me shkëlqim të buzëkuqit të lëngshëm, në këtë rast më së miri është të përcaktoheni për atë me shkëlqim dhe ta aplikoni sipër buzëkuqit të dashur apo edhe në buzët 'lakuriq'. Pos se efekti është seksi, është ideal për vazhdimin e trendit të lëkurës me shkëlqim që edhe më tutje do të aplikohet. 

(Kosova Sot)