Zgjidhni dorën më të bukur të Fatimes, ajo zbulon karakterin tuaj kryesor dhe sfidat në jetë

  • 17 January 2018 - 18:31
Zgjidhni dorën më të bukur të Fatimes, ajo zbulon karakterin tuaj kryesor dhe sfidat në jetë

Dora e Fatimes dhe Hamsa janë figurë mbrojtëse që lidhet me strehim, pasuri dhe forcë. Hamsa është amulet në formë të shuplakës dhe shumë popullore në Lindjen e Mesme dhe të Afrikës Veriore dhe zakonisht përdoret si bizhuteri apo zbukurim për mur. Hamsa tregon dorën e djathtë të hapur, fotografi që njihet dhe përdoret si shenjë e mbrojtjes në shumë vende. Disa njerëz konsiderojnë se Hamsa mbron nga sytë e lig. Shikoni foton, zgjidhni Hamsa-n tuaj të preferuar dhe zbuloni domethënien e saj.

1. ENERGJIK DHE KURESHTAR

Image

Ju e karakterizoni veten si person të dashur, aktiv dhe jo të qetë, që gjithmonë është kureshtar. Gjithmonë mundoheni të mbani qëndrim të mirë, jeni lakmitar dhe të emocionuar shkaku i gjërave të reja në jetë, qoftë nëse bëhet fjalë për udhëtim, punë të re apo nëse jeni pjesë e ndonjë grupit të ri. Me gjasë një pjesë të madhe të kohës e kaloni duke menduar për të ardhmen, kështu që mund të jeni paksa të brengosur dhe të ndjeni dhimbje kohë pas kohe. Sfida juaj kryesore është ta kontrolloni intensitetin tuaj të jetës dhe mendimeve tuaja. Jeta më e qetë me atë çfarë ndodh tani pa kurrfarë dyshimi është jetë më e plotë dhe më e lumtur.

2. KREATIV, FISNIK DHE TË SINQERTË

Image

Ju e karakterizoni veten si një person me një ndjeshmëri të lartë të zhvilluar që ju mundëson të vëzhgoni personat nga përreth, e po ashtu shumë lehtë përshtateni në shoqëri dhe njerëzit i kuptoni shumë mirë. Kjo ndjeshmëri ju ka dhënë një dhunti të veçantë për krijim dhe për këtë secili nga hapësirat tuaj që ju rrethon apo atë që bëni, ka vulën tuaj të pagabueshmërisë. Në të njëjtën mënyrë, ndjeshmëria juaj nganjëherë mundet t'ju mashtrojë dhe mundet t'ju bëjë të ndiheni sikur njerëzit nuk ju vlerësojnë sa duhet. Sfida juaj kryesore është të mësoni të pranoni dhe ta vlerësoni veten ashtu si jeni, sepse jeni person i mirë. Kur ta bëni këtë, do ta rregulloni marrëdhënien me vete tuaj dhe me të tjerët, sepse do të jeni person që nxit lumturi dhe paqe. 

3. LAKMUES DHE TË PËRKUSHTUAR

Image

Ju jeni të karakterizuar si person që duhet të sjellë vendime të mëdha. Kur dëshironi diçka, gjithmonë do ta gjeni mënyrën për ta marrë atë dhe nuk ekziston gjë që mundet t'ju ndalë drejt këtij qëllimit. Jetën e jetoni me mushkëritë plot dhe në disa raste njerëzit mund t'ju shohin si person jo shumë i kulturuar, e në disa momente edhe të frikshëm. Sfida juaj kryesore është të gjeni momente të qetësisë për ta përtërirë shpirtin tuaj. Edhe pse nuk është në natyrën tuaj që të uleni dhe të meditoni, kur mund ta shfrytëzoni praktikën e mendimit në qetësi, mund ta hiqni stresin dhe do të keni më shumë momente të plota dhe qetësisë. 

4. TË SHOQËRUAR DHE ZEMËRMIRË

Image

Ju jeni të karakterizuar si person i ngrohtë, i qetë dhe i këndshëm, që ka dashuri të madhe për familjen e vet dhe njerëzit që i ka afër. Në disa raste do të mendoni se bota është tepër e tmerrshme dhe vend i pasigurt dhe dëshironi ta shmangni atë botë me krijimin e hapësirës së qetë për juve dhe për më të dashurit tuaj. Mund të jeni tolerues dhe ta pranoni atë që kërkohet prej jush. Sfida juaj kryesore është ta mësoni vlerën e fjalës "jo". Është normale se nuk dëshironi t'i dëshpëroni të tjerët, por kur të propozojnë diçka që juve nuk ju pëlqen, do të ishte mirë ta tregoni pikën e ankesës, mos ta pranoni ashtu e të ankoheni më pas. 

5. TË QËNDRUESHËM DHE IDEALISTË

Image

Ju jeni të karakterizuar si person me rregull, person me kujdes dhe i vëmendshëm që është i përkushtuar për t'i bërë gjërat mirë e drejtë që në tentim të parë. Mendoni se, nëse dëshironi që gjërat të përparojnë, më mirë ta bëni vet, e njëkohësisht jeni të frustruar me konforin dhe rehatinë e të tjerëve. Ndjeni nevojën ta ndryshoni reformën e asaj që mendoni se nuk është në rregull dhe drejt, që mundet të ndikojë ta ndjeni pakënaqësinë. Sfida juaj kryesore është të jeni të vetëdijshëm rreth tendencave tuaja se po punoni jashtë kufijve tuaj. Është e qartë se projektet tuaja kanë rëndësi, por nuk mund të punoni drejt nëse nuk pushoni dhe nëse nuk e përtërini energjinë. 

(Kosova Sot)