6 mënyra të lehta për trajtim të lëkurës së irrituar

  • 04 August 2015 - 15:13
6 mënyra të lehta për trajtim të lëkurës së irrituar

Ashtu siç e kemi cekur edhe më herët, lëkura është pjesa më e ndjeshme e trupit të femrës, andaj është shumë e rëndësishme që të gjitha femrat anembanë të tregojnë kujdesin e merituar për lëkurën. Megjithatë, shumë shpesh ndodh që lëkura të irritohet dhe në shumicën e herëve arsyeja janë rrezet e diellit. Andaj, nëse dëshironi trajtim të lehtë për lëkurën e djegur, ndiqni këshillat e mëposhtme

1. Pastrohuni me ujë të ftohtë  

Natyrisht që një dush i nxehtë pas një dite të lodhshme është gjëja  më e mirë që mund të paramendohet, mirëpo, nëse dëshironi të keni lëkurë të butë, mundohuni të pastroheni me ujë të ftohtë pasi që iu ndihmon të luftoni shenjat në lëkurë.

2. Qumështi i ftohtë

Qumështi i ftohtë është një ndër ilaçet natyrale më të rëndësishme për mirëqenien e lëkurës. Merrni një copë tekstil dhe zhyteni në qumësht dhe me copën e lagur trajtoni pjesët e lëkurës që iu bëjnë telashe.

3. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës mund të mos ketë aromë të mirë, mirëpo është një produkt që rekomandohet në masë të madhe nga ana e dermatologëve, sidomos nëse keni probleme me lëkurën. Uthulla e mollës ndihmon në trajtimin e lëkurës së djegur dhe në zbutjen e saj.

4. Vaska me drithëra

Sado e çrregullt që mund të tingëllojë, vaska e mbushur me drithëra është ilaç për lëkurën e djegur nga rrezet e diellit. Andaj, herën tjetër, mbusheni vaskën me drithëra të papërgatitura dhe futuni në të për disa minuta nëse dëshironi të keni lëkurë të butë.

5. Përdoreni jogurtin e mbetur

Nëse keni jogurt të pastër në frigorifer, mos e hidhni, pasi që jogurti ka gjetur përdorim të gjerë në trajtimin e lëkurës së djegur nga dielli. Mbulojeni pjesën e djegur të lëkurës me jogurt të pastër dhe lëreni të qëndroj për pesë minuta. Ndikimi i tij është i papërshkrueshëm!

6. Copëzat e trangullit

Me siguri keni dëgjuar që trangujt janë shumë të mirë për trajtimin e lëkurës përreth syve mirëpo mos u befasoni kur të dëgjoni që ata janë shërim edhe për pjesën tjetër të lëkurën. Thjesht, vendosni copëza trangulli në pjesët e djegura të lëkurës dhe pas disa minutave do të ndiheni më të çliruar.

(Kosova Sot)