Çfarë gishtash ke, njeri i tillë je!

  • 12 February 2018 - 14:47
Çfarë gishtash ke, njeri i tillë je!

Në bazë të formës së gishtit tuaj, analizojmë çfarë personi jeni,transmeton gazeta Kosova Sot.
Shikojeni foton dhe gjeni cilës formë i takojnë gishtat tuaj, e më pas gjeni përgjigjet. 

NËSE KENI GISHTA TË FORMËS

A: - Keni tendencë që t'i fshihni ndjenjat tuaja dhe shpesh jeni melankolikë. Shtireni si më të fortë dhe më të pavarur sesa që jeni. - Jeni person emocional. - Jeni person i drejtë, urreni rrenat, dyfytyrësinë dhe mashtrimet. - Nuk manifestoni tepër emocione. - Jeni pak ekscentrikë dhe arrogantë. Nuk mund të duroni shumë gjëra. - Keni zemër të madhe dhe doni që të ndihmoni. Edhe nëse nuk ju pëlqejnë, i kryeni të gjitha detyrat. - Ju pëlqen që të qeshni edhe kur nuk ju qeshet aq shumë. - Jeni të ftohtë ndaj njerëzve që nuk i keni të afërt, por tepër emocionalë ndaj të afërmve.

NËSE KENI GISHTA TË TIPIT

B: - Nuk e ndërmerrni iniciativën kur duhet t'iu drejtoheni të tjerëve. - Jeni tepër besnikë. Kur të dashuroheni në dikë, do t'ia përkushtoni tërë vëmendjen dhe do të mendoni vetëm për të. - Jeni tepër të ndjeshëm, por këtë nuk e tregoni shpesh. - Kur ta merrni një punë për ta kryer, mundoheni që të mos e lini përgjysmë. - Keni frikë nga lëndimet. Shtireni se jeni mirë kur jeni vetëm, por në fakt, nuk jeni. - E ruani qetësinë edhe kur nuk ndiheni mirë për sjelljen e dikujt tjetër. - Dukeni si person i fortë dhe i pavarur, edhe pse në fakt, keni zemër të butë dhe është lehtë t'ju lëndojnë. - Ju pëlqen që të imagjinoni. Gjithmonë e paramendoni dikë që do t'ju kuptojë, dojë dhe ofrojë çka ju nevojitet. 

NËSE KENI GISHTA TË TIPIT

C: - Nuk mbani mend për të keq, gjërat që ju zemërojnë, thjesht i harroni. - Jeni tepër të ndjeshëm. Nuk ju pëlqejnë sfidat. Nuk doni të bëni gjëra që nuk i keni të njohura. - E respektoni mendimin e të tjerëve. - Ndonjëherë jeni të padurueshëm. E keni një ego tepër të madhe, por kur të grindeni me dikë, gjithmonë i pari kërkoni falje. - Ndjenjat tuaja dhe problemet i mbani vetëm për vete. - Keni zemër të butë, e cila mund të lëndohet lehtë.  

(Kosova Sot)