Maska për trajtim të majave të plasaritura të flokëve

  • 23 February 2018 - 09:33
Maska për trajtim të majave të plasaritura të flokëve

Mënyra më efikase për trajtim të majave të plasaritura është prerja e tyre. Por, kjo nuk është gjithmonë një zgjidhje e dëshiruar, ndërsa mund ta provoni këtë maskë të shkëlqyeshme për reduktim dhe kontrollim të majave të plasaritura, raporton Gazeta Kosova Sot

E përzini një të verdhë të vezës me 2-3 lugë me vaj ulliri dhe 1 lugë me mjaltë. Aplikojeni maskën në flokë të lagët dhe lëreni që të veprojë për 30 minuta. I shpëlani flokët e më pas i lani me shampon. Këtë trajtim mund ta përsëritni një herë në javë. Duke pasur parasysh se flokët përbëhen kryesisht nga proteinat, vezët mund të ndihmojnë në forcimin e rrënjëve të flokëve. Përveç kësaj, do t'i bëjnë flokët të lëmuar dhe do ta rrisin rezistencën e saj ndaj thyerjes. 

(Kosova Sot)