Trendi më i ri i grimit: "glossy eyes"

  • 14 March 2018 - 08:54
Trendi më i ri i grimit:

Me siguri se keni dëgjuar për disa femra që thonë se janë tepër të bukura, sepse kanë një shkëlqim të veçantë në sytë e tyre. Ndoshta kjo është një frazë e vjetër që ka shërbyer si inspirim për trendin më të ri. Edhe pse i referohet bukurisë shpirtërore, shkëlqimi në sy, së paku sa i përket grimit është bartur në sipërfaqen e kapakut të syve. Kjo risi në trendin e bukurisë pretendon që nga froni të heqë hijet pa shkëlqim për sy, duke sjellë "eye llok" me shkëlqim. Edhe nëse nuk jeni adhurues i shkëlqimit për buzë, ky trend do të mund t'ju pushtonte. Para së gjithash duket trend i përtërirë dhe i freskët, e pos kësaj edhe është i famshëm. Ky trend ka marrë përmasa të mëdha nëpër botë, saqë nuancat e ndryshme të këtyre shkëlqyesve do t'i gjeni pothuajse në secilën kozmetikë. Më i miri është shkëlqyesi i tejdukshëm për sy, të cilin mund ta aplikoni në secilën dukje pa shkëlqim, duke e bërë syrin tuaj sensacional. E, pasi pranvera tashmë po na troket në derë, është koha e duhur që nën shtresat e këtij shkëlqimit të depërtojnë nuancat si ajo rozë, vjollcë, madje edhe hija e portokalltë. 

(Kosova Sot)