XHENXHEFILI, ILAÇ NATYRAL PËR LËKURË DHE FLOKË

  • 18 March 2018 - 08:54
XHENXHEFILI, ILAÇ NATYRAL PËR LËKURË DHE FLOKË

Shumë njerëz i dinë përfitimet që ia sjellë xhenxhefili shëndetit tonë trupor, duke filluar nga trajtimi i dhimbjeve të stomakut deri tek dhimbjet e fytit. Mirëpo, kjo kurë natyrale dhe shumë e lirë në treg, mund të përdoret edhe në rutinën e bukurisë, meqë trajton lëkurën dhe flokët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ngadalëson plakjen e lëkurës

Konsumimi i çajit të xhenxhefilit në baza ditore është një kurë natyrale për eliminimin dhe parandalimin e shfaqjes së rrudhave dhe pezmatimeve të ndryshme, që janë shenjë e pleqërisë. Kjo pasi që xhenxhefili ka veti antibakteriale. 

Eliminimi i akneve dhe puçrrave 

Shumë produkte komerciale që përdoren për trajtimin e puçrrave dhe akneve përmbajnë sasi të madhe kemikalesh, andaj edhe ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj. Aplikimi i xhenxhefilit në lëkurë është një ide e mirë pasi që ai është i aftë për eliminimin e puçrrave dhe akneve si dhe nuk ka efekte të dëmshme anësore. Thjesht, ftoheni çajin e xhenxhefilit dhe aplikojeni me një topth pambuku në pjesët e lëkurës ku keni më shumë probleme. 

Qetëson djegiet e diellit 

Kur prekeni nga ndonjë djegie e vogël e lëkurës, pastrojeni zonën me pak çaj të vakët xhenxhefili, që ju ndihmon në eliminimin e baktereve, duke parandaluar kështu dëmtimin e mëtejmë të lëkurës. Xhenxhefili gjithashtu është një ilaç i përkryer për trajtimin e djegieve nga rrezet e diellit. Thjesht, lërini 200 mililitra çaj xhenxhefili që të ftohen në frigorifer për disa minuta, para se ta aplikoni në pjesën e lëkurës të prekur nga djegiet e diellit. 

Redukton celulitin

Më herët është thënë që xhenxhefili ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Për këtë arsye xhenxhefili është i shkëlqyer për trajtimin e celulitit. Thjesht, përzieni 60 mililitra vaj ulliri, 100 gramë sheqer, 2 lugë gjelle xhenxhefil të imtësuar dhe pasi t’i keni përzier mirë të gjithë përbërësit, aplikojeni përzierjen në pjesën e lëkurës, që është e prekur nga celuliti. Xhenxhefili stimulon edhe rritjen e flokëve Nëse kohëve të fundit keni pasur probleme me rënie të flokëve dhe nuk keni pasur flokë të shëndoshë, atëherë miku juaj më i mirë është xhenxhefili. E tëra që duhet të bëni është t’i bëni masazh lëkurës së kokës me 250 mililitra lëng xhenxhefili. Bëjeni këtë gjë para se t’i pastroni flokët me shampon. Në këtë mënyrë ju do ta luftoni edhe zbokthin. 

(Kosova Sot)