Pa shumë tortura: U dashka kaq pak për një fytyrë prej bebi

  • 18 March 2018 - 11:38
Pa shumë tortura: U dashka kaq pak për një fytyrë prej bebi

Mamaja juaj nuk po bënte shaka kur thoshte se vitamina C bën mrekullira.Të jeni të sigurtë që pas këtij studimi s’do të doni të keni më asgjë në fytyrë përveç tij.

Kjo lloj vitamine ndihmon për tu dukur më e re, me fytyrë më të shkëlqyeshme dhe parandalon ndjeshëm rrudhat.  Me pak fjalë do të dukeni bukur pa  u lodhur me torturat e zakonshme të bukurisë.

Përveçse forcon sistemin tuaj imunitar, parandalon sëmundjet e zemrës dhe problemet me sytë është një mrekulli edhe më lëkurën.

Ajo ndihmon fytyrën nga dëmtimi i diellit, thekson pigmentin e fytyrës dhe stimulon kolagjenin e ri që i duhet asaj.

Kryesisht përdoret në formë serumesh apo hidratantësh.  Momenti më i përshtatshëm për ta përdorur është para se të flini gjumë. Por kujdes! Kur të zgjoheni mos harroni të vendosni kremin kundra diellit. Efektin do ta shihni edhe më shpejt.

Image

 

(Kosova Sot)