ATLETET ARGËTUESE PËR SEZONIN PRANVEROR

  • 19 March 2018 - 08:20
ATLETET ARGËTUESE PËR SEZONIN PRANVEROR

Atletet janë shndërruar në llojet e preferuara të mbathjeve. I mbathim për kombinime të lehta modeste, por edhe me fustane e funde të mëndafshta. Ato janë të rehatshme, moderne dhe të domosdoshme për sezonin pranveror. Ditët e ngrohta janë para nesh dhe nuk mund të gaboni nëse përcaktoheni për atlete klasike me ngjyrë të bardhë. Ato janë të thjeshta dhe lehtë i kombinoni me secilin lloj të veshjeve. Mirëpo, trendi më i ri këtë pranverë janë atletet e bardha me vizatime dhe aplikacione argëtuese. Të gjithë trendët e modës, nga "Zara" e deri te "Gucci", i kanë zbukuruar atletet e tyre të bardha me slogane, bizhuteri, shirita, lule dhe pika me ngjyrë. Dikush që dëshiron të mos dallohet shumë, ka dizajne monokrom, por për ta pranuar vërtetë këtë trend, provoni ato të ngjyrosura, të zbukuruara me stil si mënyrë e përsosur që ta përjetoni stilin pranveror. Ne ju prezantojmë modelet interesante të shtëpive më të njohura të modës. 

(Kosova Sot)