Tetë maska hidratuese për flokë, të bëra me mjaltë

  • 19 March 2018 - 14:36
Tetë maska hidratuese për flokë, të bëra me mjaltë

A e keni ditur se mjalti ka fuqi hidratuese, gjë që mund ta përdorni në maskat e flokëve? Mjalti është një ëmbëltues natyror, i cili mund të përdoret në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe maskat natyrore për flokë,transmeton gazeta Kosova Sot.
1. MASKA PËR FLOKË ME QUMËSHT DHE MJALTË Përbërësit - 2 lugë mjaltë (50 g) - 1/2 kupe qumësht (125 ml) Përgatitja - Përzieni të dy përbërësit së bashku dhe, pasi që të jenë bashkuar mirë, aplikoni në flokë. - Bëni masazh nga rrënjët kah majat e flokëve. - Lëreni që të veprojë për 15 minuta, e më pas shpëlajeni me shumë ujë. 2. MASKA PËR FLOKË ME ALOE VERA DHE MJALTË Përbërësit - 1 gjeth i aloe verës - 1 lugë mjaltë (25 g) Përgatitja - Nxirreni xhelatinën nga gjethi i aloe verës, përziejeni me mjaltë dhe, më pas, aplikojeni në flokët tuaja. Lëreni që të qëndrojë një apo dy orë. - Në fund lani flokët me një shampon të butë. 
3. MASKA PËR FLOKË ME VAJ TË KOKOSIT DHE MJALTË Përbërësit - 1 lugë mjaltë (25 g) - 2 lugë vaj kokosi (30 g) Përgatitja - Përzieni dy përbërësit mirë e mirë. - Aplikoni në flokë dhe lërini që të qëndrojnë për 2 orë para se t'i shpëlani me shumë ujë të vakët. Te kjo maskë nuk keni nevojë të përdorni shampon, edhe pse, nëse përdorni shampon natyror, nuk gaboni. 5. MASKA ME TËRSHËRË DHE MJALTË Përbërësit - 1/2 e kupës me miell tërshëre (25 g) - 2 lugë mjaltë (50 g) - 10 pika vaj bajamesh Përgatitja - Përzieni mirë e mirë dy përbërësit dhe aplikojeni kremin në flokët tuaj, duke e lënë që të qëndrojë për një orë. - Lani flokët si rëndom.
4. MASKA PËR FLOKË ME JOGURT DHE MJALTË Përbërësit - 1 lugë jogurt (12.5 g) - 2 lugë mjaltë (50 g) Përgatitja - Përzieni mirë e mirë dy përbërësit dhe aplikojeni kremin në flokët tuaja. - Bëni masazh të lehtë, për t'u siguruar që kremi depërton deri në lëkurë të kokës. Lëreni që të veprojë për një orë. - Shpëlani me ujë të vakët. 

5. MASKA ME TËRSHËRË DHE MJALTË Përbërësit - 1/2 e kupës me miell tërshëre (25 g) - 2 lugë mjaltë (50 g) - 10 pika vaj bajamesh Përgatitja - Përzieni mirë e mirë dy përbërësit dhe aplikojeni kremin në flokët tuaj, duke e lënë që të qëndrojë për një orë. - Lani flokët si rëndom. 

6. MASKA ME DREDHËZA, MJALTË DHE LIMON Përbërësit - 3 dredhëza - Lëngu i gjysmës së limonit - 2 lugë mjaltë (50 g) Përgatitja - Ndrydhni dredhëzat dhe përzieni me lëngun e limonit dhe me mjaltë. - Aplikojeni maskën në flokë dhe mbulojeni me një peshqir të nxehtë, apo kapelë dushi. - Lëreni që të veprojë për një orë. - Lani flokët si rëndom.

7. MASKA ME AVOKADO DHE MJALTË Përbërësit - 1 avokado i pjekur (maturuar) - 3 lugë mjaltë (75 g) Përgatitja - Ndrydheni avokadon dhe përziejeni atë me mjaltë. - Aplikojeni këtë masë në flokë, mbuloni me një leckë të lagët dhe lini që qëndrojë për një orë. - Pas kësaj, shpëlani flokët si zakonisht. 

8. MASKË ME BANANE DHE MJALTË Përbërësit - 1 banane e butë (mirë e pjekur) - 2 lugë mjaltë (50 g) Përgatitja - Ndrydheni bananen, duke formuar qull. - Shtojeni mjaltin dhe përzieni mirë. - Aplikojeni në flokë dhe mbulojeni me peshqir të nxehtë. - Lëreni që të qëndrojë për një orë para se t'i lani flokët. 

(Kosova Sot)