Maskat natyrale për fytyrë, që hidratojnë lëkurën pas një nate të "çartë"

  • 21 March 2018 - 13:10
Maskat natyrale për fytyrë, që hidratojnë lëkurën pas një nate të

Pas një nate të zhurmshme, fytyrës suaj i nevojitet freski. Edhe nëse qëndroni në shtëpi, jepini fytyrës suaj shkëlqimin e duhur. Shumicën e përbërësve i keni në shtëpi,raporton Gazeta Kosova Sot

MJALTË, VAJ KOKOSI DHE VEZË

Mjalti është përplot me antioksidues. Vaji i kokosit hidraton më mirë se secili përbërës tjetër. Veza është përplot me proteina dhe mundet ta përtërijë lëkurën. Kur këta tre përbërës të bashkohen, fitoni maskën që hidraton lëkurën tuaj dhe ia kthen freskinë. Krejt çfarë nevojitet është ta përzieni një vezë dhe t'ia shtoni një lugë vaj kokosi dhe një lugë mjaltë. Maskën e aplikoni në fytyrë, qafë dhe dekolte. Maska të qëndrojë në fytyrë për 20 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët.

MJALTË, QUMËSHT DHE TËRSHËRË

Kombinimi i mjaltit me qumësht bën çudinë për lëkurën. Kur i shtoni dhe tërshërë, lëkura do të jetë më e pastër. Përgatisni 3 lugë tërshërë, 1 mjaltë dhe 1 qumësht. I hidhni në blender dhe e aplikoni në fytyrë, qafë deh dekolte. E mbani për 20 minuta, e shpëlani me ujë të vakët.

VAJI I ULLIRIT, TË BARDHËT E VEZËS, UTHULLA E MOLLËS DHE AVOKADO

Secili nga këta përbërës ka efekt fantastik në lëkurë. Plot me vitamina, minerale, efekt terapeutik në lëkurë, janë vetëm disa nga vetitë shëruese. Përzieni një avokado me 3 lugë vaj ulliri, 3 lugë uthull molle dhe një të bardhët e vezës, e në një enë qëroni një avokado dhe ia shtoni uthullën e mollës. Pastën e aplikoni në fytyrë, qafë dhe dekolte dhe e lini për 30 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të vakët. 

(Kosova Sot)