NGJYRAT PRANVERORE TË FLOKUT QË JANË NË TREND

  • 21 March 2018 - 17:13
NGJYRAT PRANVERORE TË FLOKUT QË JANË NË TREND

Pranverë do të thotë shtresa më të ndritshme, regjim me produkte më të lehta të kujdesit të lëkurës, e tani edhe versione më të lehta të ngjyrës së flokut.

Image

BIONDE E ZBEHTË ME RRËNJË TË DEFINUARA

Bionde e lehtë, krem me rrënjë të definuara, janë stili që po shfaqet në tepihun e kuq këtë pranverë si një uragan. Për të arritur një dukje si të Margot Robbie kërkoni efektin "Balayage". Kërkoni nga stilisti t'i japë hije rrënjëve. 

Image

BRUNE ME PAK NGROHTËSI

"Kishte shumë ngjyrë të zezë të butë, të zezë të ngrohtë dhe vjollcë që dukej ngjyrë kafeje dhe shumë nuanca tjera gjatë vitit të kaluar, por këtë sezon brunet po ndriçojnë më shumë", thotë Robinson. "Tonet kanë një pasuri për to, vetëm se nuk ka shumë kontrast në lëkurë". Shikoni dimensionet rrezatuese sikurse të Zendaya-s.

Image

E KUQE ME NJË PUTHJE TË PREKUR NGA DIELLI

"Flokëkuqet ende janë në anën karamele, i vetmi dallim është se, ju sugjerojmë më shumë pjesë të puthura të flokut nga dielli", sikurse Emma Stone, që është kliente te Robinson, për të shtuar më shumë xixa. "Në këtë mënyrë nuk është një ngjyrë e kuqe solide". 

Image

E ARTA 'BRONDE'

"Përtej kufijve, po kërkoj tone që janë të arta, të ngrohta, nuanca nga bionde e errët deri te ngjyrë të kafenjtë të errët", thotë Robinson. Nëse tashmë keni flokë të verdhë, kërkoni nga stilisti të shtojë nuanca të ndritshme të ngrohta. Nëse keni flokë ë errët dhe dëshironi të ndriçoheni, kërkoni ta ngrejë bazën dhe shtoni theksim të nuancave të puthura nga dielli për këtë përfundim të artë".

Image

DREDHËZA BAKRI

"Klientet e mia flokëkuqe pëlqejnë që nuancat e tyre t'i mbajnë intensive me disa ndriçime - nuanca e dredhëzës -bakër, si Amy Adams e bën këtë në një mënyrë natyrale", thotë Robinson. "Plus, funksionon mirë me tone të zbehta të lëkurës që kanë pak ngjyrë pink, sepse bakri nuk e bën që lëkura juaj të duket më vjollcë - pamjaftueshëm verdhësi për ta ngrohur çehren tuaj".

Image

PLATIN I NDRITSHËM

"Platini në të hirtë nuk është më", thotë Robinson. "Floku me ngjyrë platini po anon më shumë kah e zjarrta, e bardhë-e argjendtë e ndritshme - e bardhë që duket drejt të ardhmes, por jo e hirtë". 

Image

MJALTË E ARTË

"Rosie Huntington-Whiteley i qëndron besnike ngjyrave natyrale dhe kurrë nuk del shumë nga baza e saj", thotë Robinson. Imitoni ngjyrën e mjaltë në të artë si Huntington-Whiteley, përcjell "Kosova Sot Online".

Image

KARAMELE KAFEJE

"Shumë nga klientët e mi janë brune të errëta që duan të mbeten të tilla", thotë Robinson. "E shikoj cilësinë e tyre dhe përcaktohem me atë që kanë natyrale, si valët e Leighton Meester që janë të hijeshuara me maja karamele. 

(Kosova Sot)